Mijëra protestues janë tubuar në kryeqytetin e Rusisë për të kundërshtuar sundimin e Vladimir Putinit dhe “shtypjet që bën qeveria”.
“Marshi prej Milionësh” ka përfshirë liberalë, nacionalistë, majtistë dhe aktivistë homoseksualë, raporton Rel.
Liderët e opozitës ruse u kanë bërë thirrje atyre që të këmbëngulin në kërkesat për reforma sociale dhe politike.
“Qëllimi ynë kryesor është të detyrojmë autoritetet që të nisin dialogun. Kanë kaluar tre muaj nga marshi i fundit. Asnjë kërkesë nuk është përmbushur ende. Asnjë i burgosur i vetëm politik nuk është liruar”, ka thënë njëri nga udhëheqësit e opozitës, Sergej Udaltsov.
Marshi është zhvilluar nën masa të rrepta të sigurisë dhe ka kaluar i qetë. Protestuesit thuhet se kanë kaluar numrin 25,000 – sa ka qenë i lejuar nga autoritetet e Moskës.
Ata kanë thirrur slogane si “Rusia pa Putinin” dhe “Putini është parazit”.
Protesta paralele janë zhvilluar edhe në disa qytete të tjera të Rusisë.kohaislame