Shtëpia e Kuranit dhe Sunetit të mërkurën nisi shtatë kampet Taxh El Vekar (kurora e dinjitetit) në të gjitha xhamitë e Gazës për të mësuar Kuranin Fisnik dhe sunetin e të Dërguarit të Allahut s.a.v.s.
Drejtori i Shtëpisë së Kuranit dhe Sunetit, Mahmud Has, vizitoi kampet në xhamitë e zonës Zejtun dhe dëgjoi leximin e Kuranit nga pjesëmarrësit.
Rreth 30.000 djem dhe vajza iu bashkuan kampeve të cilat së shpejti do të përfshijnë edhe programe për të verbrit dhe personat e shurdhër.
Ky projekt ka filluar para shtatë viteve, ndërsa misioni i projektit është që të rinjtë nga mosha 8 deri në moshën 25 vjeçare të mësojnë Kuranin për 12 javë , kështu që pushimin verorë ta kalojnë në mënyrë pozitive. .