-0.8 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Migrantët në Greqi sërish protesta

Më të lexuarat

Pas përhapjes së lajmeve në rrjetet sociale se migrantëve do t’u hapen kufijtë evropianë, migrantët në rajonin e Selanikut kanë filluar të mblidhen sërish para Kampit Anagnostopuli në Divata.

Rreth 500 migrantë, përfshirë gra dhe fëmijë, janë përballur me intervenimin e policisë për shkak të tentativës së tyre për t’u nisur drejt kufirit të Maqedonisë së Veriut.

Si pasojë e intervenimit ka ndodhur një përleshje mes refugjatëve dhe policisë.

Policia ka ndërhyrë me gaz lotsjellës dhe shok-bomba, ndërsa migrantët janë kundërpërgjigjur me gurë dhe shkopinj.

“Jemi të gatshëm të përballemi me presionin në rritje që është në kufirin jugor”, deklaroi sot ministrja e Mbrojtjes së Maqedonisë së Veriut, Radmilla Shekerinska.

Ndërsa, të premten, ministri i Punëve të Brendshme i Maqedonisë së Veriut, Oliver Spasovski, tha se siguria në kufirin jugor është rritur, dhe se po marrin informacione të përditshme nga kolegët grekë mbi situatën në kampet greke.

Migrantët edhe dje ishin mbledhur para kampit, ku kishin ndodhur përleshje, si pasojë e së cilës tre policë ishin lënduar, kurse një person ishte arrestuar.

Ndryshe, shumë migrantë vazhdojnë të jetojnë në kushte të vështira në kampet nëpër Greqi, pasi vendi në vitin 2016 mbylli kufijtë në “rrugën e migrantëve”.

Kohë pas kohe, Greqia bëhet skenë e tensioneve midis migrantëve që kërkojnë të kalojnë në vendet e Evropës dhe policisë që pengon tentativat e tilla./AA

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit