Sipas uebfaqes The Verge, Microsoft-i është duke planifikuar të ndalojë shërbimin e tyre të popullarizuar Windows Live Messenger në favor të Skype-it, lajmi i cili do të njoftohet shumë shpejt nga ana e kompanisë amerikane.
Në një farë mënyre, Messenger-i do të integrohet në Skype, megjithëse nuk është deklaruar nëse Microsoft-i do t’i detyrojë përdoruesit të përdorin Windows Live Messenger duke kaluar te Skype.
Ekipi i Skype-it ka punuar shumë për të integruar llogaritë e Microsoft-it gjatë muajve të fundit, ku në Skype është shtuar opsioni i kyçjes përmes llogarive të Microsoft-it, por edhe të Facebook-ut.
Natyrisht kjo është pjesë e një plani të madh për Skype-in, të cilën Microsoft-i e bleu në Maj 2011 për $ 8.5 miliardë.
Nëse thashethemet janë të vërteta, Windows Live Messenger nuk do të ekzistojë më muajt e ardhshëm, duke shënuar fundin e një prej shërbimeve më popullor të mesazheve të çastit në dhjetë vitet e fundit./krokodili/kohaislame