Microsoft ka arritur një moment të rëndësishëm me konzolën e saj, Xbox 360.
Kompania sot ka publikuar një lajm, në të cilin thuhet se prej lansimit të Xbox 360 në treg, në vitin 2005, e deri më sot ka arritur të shesë rreth 67 milionë konzola, dhe me siguri se kjo shifër është marramendëse kur merret parasysh se bëhet fjalë për konzolë të lojërave.
Për më shumë, Microsoft thotë se shitja e këtyre konzolave i ka sjell biznesit rreth 56 miliardë dollarë të hyra, si dhe 47 për qind pjesëmarrje të tregut.
Në anën tjetër, Microsoft ka njoftuar se deri më sot ka arritur të shesë gjithashtu rreth 19 milionë aksesorë për Kinect.
Gjiganti amerikan ka vazhduar më tej, duke thënë se parashikon që numri i konzolave të shitura do të rritet edhe më tej, pas lansimit të Windows 8. / Telegrafi / kohaislame /