0.9 C
Pristina
Friday, November 15, 2024

Microsoft ju kërkon përdoruesve azhurnimin në Windows Phone 7

Më të lexuarat

Microsoft dje njoftoi përdoruesit e Windows Phone, se për të përdorur tregun e aplikacioneve Marketplace ata duhet t’i azhurnojnë pajisjet në versionin e fundit 7.5.

Mazhar Mohammed, drejtor programimi në Microsoft, në një postim në blog bëri me dije se “Shumica e telefonëve tashmë veç e kanë të instaluar versionin Windows Phone 7.5, dhe shumica e përdoruesve nuk do të jenë në gjendje të vërejnë dallimin se si funksionon Marketplace.”

“Sidoqoftë, nëse telefoni juaj ka të instaluar ndonjë version më të hershëm të softuerit tonë, së shpejti do të ju shfaqet një gabim kur provoni të shkarkoni një aplikacion të ri, ose ta azhurnoni atë.”

Ky ndryshim nuk është aq trishtues sa edhe tingëllon. Azhurnimi në Windows Phone 7.5 është falas dhe i thjeshtë për t’u bërë, megjithëse kërkon më shumë se një orë për t’u kryer. Sipas Mohammed, arsyeja që Microsoft tani kërkon azhurnimin në versionin 7.5 të Windows Phone ka të bëjë kryesisht me sigurinë në Marketplace.

Gjatë vitit të kaluar, gjiganti softuerik ka tërhequr shumë truqe për të provuar mbajtjen në nivel me Google Play të Androidit dhe App Store të iPhone.Më herët gjatë këtij muaji, Microsoft paralajmëroi mbajtjen e një samiti për zhvilluesit e aplikacioneve, që pritet të mbahet në San Francisco gjatë qershorit të këtij viti, kurse gjatë verës së kaluar kishte filluar t’i paguajë autorët e aplikacioneve për përkushtimin e tyre në Windows Phone. Si rezultat i kësaj, aplikacionet e tregut Marketplace nga 30,000 sa ishin në majin e vitit 2011, u shtuan në 50,000 në dhjetor të po atij viti, dhe në 80,000 sosh gjatë prillit të këtij viti. (PC World Albanian/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit