A e ka zgjuar kërshërinë e ndërmarrjes Microsoft produkti Surface për të vendosur markën e tij në harduer? Sipas furnizuesve aziatikë, përgjigja është po.
Sipas një raporti që doli në uebfaqen e The Wall Street Journal, Microsoft-i është duke punuar tani me furnizuesit me komponentë në Azi për të prodhuar smartfonin e tij.
Furnizuesit me pjesë, të cilët nuk janë emërtuar në raport, pohuan që Microsoft-i për momentin është duke testuar një dizajn të smartfonit, por nuk e dinë nëse pajisja ndonjëherë do të bëhej një produkt për konsumatorë.
Një zëdhënës i Microsoft-it nuk pranoi të flas për raportet, duke thënë vetëm që: “Ne jemi besimtarë të mëdhenj në bashkëpunëtorët tanë harduerikë dhe ne së bashku jemi të përqendruar në ofrimin e Windows Phone 8 për të tregtuar me ta.”
Microsoft-i ka prezantuar versionin e fundit të sistemit të tij operativ mobil, Windows Phone 8
Sipas Rob Sanfilipo, i cili është analist në Drejtimet në Microsoft në Kirkland, Uashington, një smartfon nga Microsoft-i është një mundësi e vërtetë.
“Me tabletin Surface, kompania ka treguar që dëshiron të futet në tregun harduerik për të dëshmuar produktet e saj dhe të garojnë drejtpërdrejt përgjatë tërë vertikales harduerike dhe softuerike me ofertat e Apple dhe Google në atë hapësirë”,- tha ai në një intervistë.
Më herët gjatë kësaj jave, Microsoft-i lëshoi versionin e fundit të sistemit të tij operativ mobil, Windows Phone 8.
Në mesin e veçorive të WP8 janë një mbyllës i posaçëm i ekranit, ndërlidhja e sistemit operativ për aplikacionin e vet telefonik të internetit, Skype, sinkronizim të skedarëve përgjatë pajisjeve Windows 8 dhe mbështetje nga shërbimi për rrjedha të tingujve, Xbox Music. (PC World Albanian)/kohaislame