0.3 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

Microsoft-i lëshon versionin Office 365 për universitet

Më të lexuarat

Kur Microsoft-i lajmëroi paketën e re të abonimit në Office 365 të bazuar në cloud, ndoshta studentët ishin duke u ndjerë pak të lënë anash.
Por Microsoft-i zbuloi planet për një edicion me çmim të ulur universitar të platformës online të Office. Microsoft-i ka lajmëruar një version të ri të Microsoft Office 365, që do të quhet Office 365 University dhe do të jetë i dizajnuar për studentë dhe do të lëshohet në tremujorin e parë të vitit 2013.
Nëse e plotësoni kushtin ju do të blini një kopje të Office University 2010 ose Office University për Mac 2011, Microsoft-i do të ju ofrojë një abonim pa pagesë në Office 365 University kur të lëshohet.
Edicioni Microsoft Office 365 University do të ketë disa veçori
Edicioni Microsoft Office 365 University do të shitet me pakicë për 79.99 dollarë për një licencë katër vjeçare dhe dy përdorues të kompjuterit, ose ashtu siç tregon Microsoft, rreth 1.67 dollarë në muaj për Office 365.
Edicioni Microsoft Office 365 University do të ketë këto veçori:
Word, Excel, PowerPoint, Outlook, OneNote, Access, Publisher . 20 gigabajtë shtesë të ngarkesës në Skydrive, për një total prej 27 gigabajtëve. Çdo përdorues i Skydrive merr pa pagesë 7 gigabajtë. 60 “minuta ndërkombëtare” për muaj në Skype.
Kjo do të jetë e mirë për studentët që studiojnë jashtë vendeve përkatëse dhe do të mund të ofronte një rrugë për të përfituar më tepër përdorues të Skype-it në shërbimet me pagesë.
Microsoft-i nuk ka dhënë ndonjë datë të saktë të lëshimit, e gjitha që dimë është që kjo është në tremujorin e parë të vitit të ardhshëm. /CIO

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit