Microsoft pritet të prezantojë një raund të ri të shkurtimeve të vendeve të punës, gjë që do të mundësojë uljen e mëtejme të kostove, raporton Neë York Times, duke cituar njerëz të njohur me këtë çështje.
Shkurtimet e reja do t’i shtohen 18.000 shkurtimeve të mëhershme të punës për të cilat njoftoi kompania amerikane një vit më parë.
Masa pritet të ndikojë kryesisht punonjësit në grupin e Microsoft për harduer, duke përfshirë edhe biznesin e saj të blerë nga Nokia vitin e kaluar, njoftoi NY Times. (Telegrafi)