3.6 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Microsoft, Bill Gates mund të dalë nga skena

Më të lexuarat

Tre nga 20 investitorët më të mëdhenj të korporatës “Microsoft” po lobojnë te bordi drejtues për të shkarkuar themeluesin Bill Gates nga posti i kryetarit të bordit.

Ndërsa drejtori ekzekutiv i “Microsoft”, Steve Ballner ka qenë nën presion prej shumë vitesh për të përmirësuar ecurinë e kompanisë dhe çmimet e aksioneve të saj në bursë, kjo duket se është hera e parë që aksionerët e mëdhenj po e shohin Gates si problem. Njeriu që themeloi gjigantin e programeve kompjuterike 38 vjet më parë mbetet një nga figurat më të respektuara dhe me ndikim në teknologji.

Nuk ka të dhëna nëse bordi do të pranojë dëshirën e tre investitorëve, të cilët bashkërisht kanë 5 për qind të aksioneve të kompanisë. Emrat e investitorëve që kërkojnë rrëzimin mbeten të panjohur për publikun.

Vetë Gates ka nën pronësi 4.5 për qind të kompanisë me vlerë 277 miliardë dollarë dhe është aksioneri më i madh si individ. Tre investitorët janë të shqetësuar për faktin se roli i Gates si kryetar në praktikë bllokon miratimin e strategjive të reja që synojnë të kufizojnë fuqinë e drejtorit të ri ekzekutiv. Në veçanti, ata e kanë problem rolin e Gates në komitetin që duhet të zgjedhë një pasardhës për drejtorin ekzekutiv, Steve Ballner.

Ata janë gjithashtu të shqetësuar se Gates, i cili kalon pjesën më të madhe të kohës nëpër fondacionet e veta filantropike, ka fuqi më të mëdha sesa paketa e aksioneve nën pronësinë e tij. Gates kishte 49 për qind të aksioneve të “Microsoft” para se kompania të listohej në bursë. Ai shet rreth 80 milionë aksione në vit sipas një plani të paracaktuar, gjë që nëse vijon edhe në vitet e ardhshme, do ta eliminojë paketën e tij deri më 2018. Fondacioni i tij “Bill & Melinda Gates” ka asete me vlerë 38 miliardë dollarë.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit