1.5 C
Pristina
Saturday, November 16, 2024

Micron blen Elpida për 2.5 miliardë dollarë

Më të lexuarat

Micron Technology u dakordua që ta blejë kompaninë japoneze për prodhimin e çipave Elpida, me një çmim prej 2.5 miliardë dollarësh.

Menjëherë pasi të përmbullet, kjo marrëveshje do ta bëjë Micron-in prodhuesin e dytë në botë për çipat e memorjeve (DRAM), që janë komponentë të rëndësishëm në kompjuterët personal.

Elpida në shkurt të këtij viti kishte kërkuar mbrojtje nga falimentimi, pasiqë nuk ishte në gjendje ta shlyente borxhin prej 448 miliardë yen japonez.

Shefi I Micron Technology, Mark Durcan, me rastin e nënshkrimit të marrëveshjes për blerje deklaroi: “me këtë hap ne po krijojmë një kompani lidere në industrinë e memorjeve.”

Ai shtoi se kjo marrëveshje do të ndihmojë në forcimin e pozitës në treg të këtyre kompanive të kombinuara “përmes hulumtimeve dhe zhvillimeve të rritura dhe shkallës së prodhimit” dhe “përmes qasjes së përmirësuar në segmentet e tregut të memorjeve”.

Kjo marrëveshje poashtu do t’i mundësoj Micron-it që të merr në pronësi të vet 65% të aksioneve të Elpida në Rexchip Electronics, ndërrmarje kjo e përbashkët e Elpida dhe Powerchip Technology.

Rexchip, kompania që poashtu merret me prodhimin e çipave të memorjes DRAM, ka fabrikat e prodhimit në Japoni dhe Tajvan.

Micron tha se prodhimi nga fabrikat e Elpida dhe Rexchip mund të rrisin kapacitetin e prodhimit të tanishëm prej gati 50%.

“Ne gjithmonë kemi pasur kërkesa të thella për kapacitete shtesë dhe kjo na vë në një pozitë të lakmueshme për t’ju përgjigjur këtyre kërkesave,” tha Mark Adams, presidenti i Micron.

Në të njëjtën kohë analistët thonë se duke marrë parasysh koston e lartë të përfshirë në ndërtimin e objekteve për prodhim, Micron ka blerë rivalin e tyre japonez për një pjesë të çmimit që do të nevojitej të investohej për ndërtimin e infrastukturës së njëjtë.

“Ne llogarisim se ky kapacitet i prodhimit nëse do të ndërtohej i ri do të kushtonte afërsisht 6 deri 8 miliardë dollarë,” deklaroi Kevin Cassidy, analist i Stifel.

Prodhuesit e çipave DRAM kanë pasur një kohë të vështirë në të kaluarën për shkak të rënies së çmimeve dhe rënies së kërkesave.

Përderisa Elpida kërkoi mbrojtje nga bankrotimi më herët gjatë këtij viti, Micron njoftoi për humbje prej 224 milionë dollarëve për tre muaj, krahasuar me fitimin prej 72 milionë dollarësh për të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Kërkesa për këta çipa tradicional që përdoren në kompjuter personal ka rënë dukshëm për shkak të popullaritetit në rritje të smartfonëve dhe tabletëve.kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit