Nga skena e Festivalit Ndërkombëtar të Filmit që po zhvillohet në Romë, regjisori i njohur amerikan, Michael Moore, fitues i çmimit Oscarit e i Palmës së Artë në Kanë, sulmon ashpër Presidentin Amerikan Donald Trump e zëvendës kryeministrin italian Matteo Salvini, por nuk i kursen fjalët as ndaj politikës amerikane e asaj italiane në përgjithësi.
Në konferencën e shtypit të mbajtur në ditën e debutimit të filmit të tij dokumentar “Fahrenheit 11/9” i cili garon për çmimin Marc D’Aurelio në Festivalit e Romës, regjisori amerikan Moor, njëherësh producent e skenograf i suksesshëm, shpreh pakënaqësinë e tij të madhe se si populli amerikan lejoi që Donald Trump të zgjidhet Presidenti i SHBA.
“Jam i zhgënjyer , tha ai se si Ameirka e lejoj një gjë të tillë, jam i zhgënjyer se si nuk u ndryshua ajo pikë e Kushtetutës amerikane që edhe pse me 3 milionë vota më pak i dhuroi fitoren Trump kundër Hillary Clinton.”
“Media amerikane e nënvlerësuan Trump, tha ai, e shihnin si një person argëtues që tërhiqte lexuesit e askush nuk besonte se ai do të fitonte, Sondazhet në ditën e zgjedhjeve i jepnin vetëm 15 % të votave e të gjithë mendonin se njerëzit nuk janë aq budallenjs sa ta votonin, Por ja që njerëzit nuk janë dhe aq inteligjentë”, tha Moore.
Sipas regjisorit amerikan, mediat kanë një pjesë të fajit në zgjedhjen e Trump, pasi budallallepsën njerëzit. “Mediat, tha ai, jetojnë në guaskën e tyre e rrëfejnë atë ç’ka duan, fjalimet e gënjeshtrat e politikanëve e nuk flasin për popullin.”
” Për dekada mediat amerikanë kanë adhuruar Trump pasi e shihnin si një objekt argëtimi për Tabloid-et.”
“Si e lejuam të zgjidhet Trump?” është filli rrëfyes i dokumentarit të tij provokues e sarkastik mbi epokën ku jetojmë i fokusuar i gjithi tek data 09/11/2016, dita kur Donald Trump u zgjodh Presidenti i 45 i SHBA.
Pyetjes së gazetarëve se nëse Trump është një Hitler i ri, Michael Moore i përgjigjet shkurt; Hitleri është Trumpi e jo Trumpi është si Hitler. Trumpi është më e keqja e së keqes, e nëse ka suksese do të qeveris deri më 2025 e do të ketë kohë të mjaftueshme për të shkatërruar atë që mbetet nga demokracia.”
Një uragan i vërtetë qenë fjalët e regjisorit amerikan ndaj poetikës aktuale italiane e në veçanti ndaj zëvendës kryeministrit Matteo Salvini.
“Salvini është racist e fanatik”, tha ai, Njerëzit duket sikur nargëtohen nga Salvini e Di Maio, . Por nuk ka asgjë për t’u argëtuar,”
Regjizori amerikan Michael Moore i drejtohet popullit italian me lutjen se “duhet të rikthehen të jenë përsëri Italia e artit,e flmit, e letërsisë, Italia e kulturës por jo Italia e shprehjes së Salvinit “Italianët të parët”. Ky është një budallallëk, tha ai ju jeni thjesht Italia!”
Të pa kursyera kanë qenë fjalët e Michael Moor dhe ndaj politikës aktuale amerikane e italiane të së majtës.
“E majta për vite ka besuar se mënyra më e mirë për të fituar ishte të mos thoshte gjëra që janë shumë të majta, por të jenë mendime të qëndrës dhe pse jo disa herë dhe të së djathtës. Sot kjo e majtë, tha ai ka nevoj të gjej identitetin e saj të vërtetë, të bashkoj popullin e ta nxjerri në rrugë të protestojnë kundër atyre që sot po shesin vendin.”
Ndërsa duke komentuar politikën e ish Presidentit Barack Obama, regjizori amerikan kujton se si ka derdhur lot nga emocioni kur ka votuar për herë të parë për Barack Obama “Ishte e pabesushme, tha ai që Amerika po votonte për një President me ngjyrë.
Është e pabesueshme dhe sot, tha ai, “Më thoni pyeti ai gazetarët italianë, se sa mundësi ka një person me ngjyrë të zgjidhet sot Presidenti i Italisë?”
Filmi i Michael Moor “Fahrenheit 11/9”, i sapo prezantuar në Festivalin Nërkombëtar të Romës, është dokumentari i dytë pas “Fahrenheit 9/11”, realizuar më 2004, e fitues i Palmës së Artë në Kanë, i cili rrëfente historinë e fitores së manipuluar të zgjedhjes, President i SHBA të George W.Bush të cilin e akuzon si përgjegjës të krimeve të luftës në Irak. “Bush , tha ai i shpalli luftë Irakut, pa asnjë motiv, këtij vendi që nuk na kishte bërë asgjë.”