2.6 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

MI-ja investon rreth 700 mijë euro në rrugët e Hanit të Elezit

Më të lexuarat

Banorët e zonës Hani i Elezit – Gorancë – Glloboçicë do të përfitojnë nga projekti për asfaltimin e rrugës që lidh këto vendbanime.
Realizimi i këtij projekti në vlerë 688,381.23 euro do të financohet në tërësi nga Ministria e Infrastrukturës (MI).

Me këtë rast, të hënën, në orën 11.00, ministri i Infrastrukturës, Lutfi Zharku me bashkëpunëtorë, do të bëjë inaugurimin e fillimit të punimeve të këtij projekti në komunën e Hanit të Elezit.

Gjatësia kësaj rruge do të jetë 5.28 kilometra. Ky inaugurim paraqet vazhdimin e aktiviteteve të shumta të Ministrisë së Infrastrukturës në përmirësimin e infrastrukturës rrugore, që ndikon në ngritjen e kualitetit të jetës së qytetarëve, zhvillimin ekonomik dhe lëvizjen e lirë të njerëzve dhe mallrave.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit