-0.5 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

MI i jep tender 4 milionësh kompanisë me borxhe

Më të lexuarat

Ministria e Infrastrukturës e ka shpërlblyer me kontratë 4 milionëshe kompanitë “Altrade” dhe “NN Ndërtimi”, ani pse kjo e fundit, bashkëpjesëmarrëse në konsorcium, është dëshmuar se është me borxhe, sipas vërtetimit të Administratës Tatimore të Kosovës.

Ndërkohë, me Ligjin e Prokurimit Publik, në raste të ngjashme, Autroiteti kontraktues mund të kërkojë edhe anulimin e tenderit dhe i njëjti t’i kalojë kompanisë se dytë në garë.

Kjo, përkundër ankesës se kompanisë “Alco Impex General Construction” dhe shqyrtimit të provave nga Organi Shqyrtues i Prokurimit Publik, nuk ka ndodhur.
Vërtetimi i ATK-së, që ka qenë pjesë e dosjes në tenderin “Zgjerimi i rrugës Nacionale N25, segmenti rreth-rrotullimi Besi-Podujevë, Lot 5” me nr.prok. MI-16-053-511”, ligjërisht ia pamundëson Autoritetit kontrakrtues, në këtë rast Ministrisë se Infrastrukturës, që ta publikojë njoftimin për dhënie të kontratës.

Saktësisht në paragrafin 1.5 të nenit 9 të Rregullores për Prokurimin Publik, thuhet se Autoriteti Kontraktues “duhet të kërkojë në operatori ekonomik, të cilit synon t’ia jap kontratën, dëshmitë sipas nenit 65 të këtij ligji, të specifikuar në Dosjen e Tenderit dhe në Njoftimin për Kontratë para dhënies se kontratës”.

Ndonëse kjo është konstatuar edhe nga Organi i Shqyrtimit Publik, pas ankesës se kompanisë tjetër në garë “Alco Impex General Construction”, OSHP është mjaftuar vetëm me një ‘tërheqje vërejtjeje’ për Ministrinë e Infrastrukturës.

Në raportin e OSHP-së për këtë rast thuhet se “paneli shqyrtues, pas shqyrtimit të shkresave të lëndës, dhe vlerësimit të provave, ka gjetur në dosjen e tënderit vërtetimin sipas të cilit njëri anëtar i konsorciumit të rekomanduar për kontratë është me borxhe.

“Mirëpo ky vërtetim nuk hyn tek kërkesat kualifikuese, por sipas nenit 9 të rregullave për prokurim publik shkruan ‘Provat në lidhje me kërkesat e nenit 65 të LPP-së, do të kërkohen të dorëzohen nga tenderuesi të cilit autoriteti kontraktues synon t’i japë kontratë”, thuhet në raport.

Në raportin e OSHP-së gjithashtu konstatohet se autoriteti kontraktues obligohet që para nënshkrimit të kontratës të kërkojë nga konsorciumi i rekomanduar për kontratë që t’i ofrojë vërtetimin e ATK-së, dhe nëse nuk i sjell këto deshmi, atëherë autoriteti kontraktues duhet që të refuzoj tenderuesin e rekomanduar për kontratë dhe të vazhdojë me tenderuesin e radhës në rang-listë.

Megjithëkëtë në OSHP janë mjaftuar vetëm me një verejtje për Ministrinë e Infrastrukturës.

“Detyrohet Autoritetit kontraktues që në të ardhmen t’i shmang praktikat e tilla dhe kërkesat në lidhje me vërtetimin e ATK-së, t’i kërkojë para publikimit të njoftimit për dhënie të kontratës”. Data e palnifikuar për nënshkrimin e kësaj kontrate, e cila pëshon saktësisht 3,898,925.16 euro, është 1 shtatori i këtij viti.

Ndryshe, kompania “Altrade”, e cila njihet si e afertë me Partinë Demokratike të Kosovës, është fituese e shumë tenderëve në Kosovë. Se fundi ajo ka fituar tenderin për renovimin e Stadiumit të Prishtinës që kap vlerën e 3 milionë e 843 mijë eurove dhe tenderin për Klinikën e re Emergjente në QKUK që pëshon 8.106.238 euro. Në të dyja këto raste OSHP i kishte dhënë të drejtë kësaj kompanie, sikurse edhe në tenderin e fundit./

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit