0.7 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

MHP mbështet kandidaturën e Erdoğan për zgjedhjet presidenciale

Më të lexuarat

ANKARA (AA) – Grupi parlamentar i Partisë Lëvizja Nacionaliste (MHP) në Parlamentin e Turqisë mori vendim që kjo parti të mbështesë presidentin e Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, si kandidat për zgjedhjet presidenciale që do të mbahen më 24 qershor, raporton Anadolu Agency (AA).

Grupi parlamentar i MHP-së mbajti sot mbledhje në Parlamentin turk, ndërsa e kryesoi kryetari i grupit të deputetëve të MHP-së, Erkan Akcay.

Gjatë mbledhjes është marrë vendim që MHP të ofrojë mbështetje për Erdoğan.

Të premten, më 4 maj, MHP pritet të përcjellë kërkesën e saj për kandidim në Këshillin Suprem të Zgjedhjeve të Republikës së Turqisë (YSK).

Partia në pushtet për Drejtësi e Zhvillim (AK Parti), kryetar i së cilës është Erdoğan, dhe MHP më herët ranë dakord për një paraqitje të përbashkët në zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare, e quajtur “Aleanca Popullore”

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit