3.8 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Metoda të reja frikësuese të keqtrajtimit të myslimanëve Ujgurë në Kinë

Më të lexuarat

Në Kinë bëhet grumbullim me forcë të muslimanëve Ujgurë dhe dërgimi i tyre në kampet për indoktrinim politik. Sipas disa raporteve, këto kampe apo qendra janë të ngjashme me burgjet që kanë ekzistuar gjatë epokës shtypëse maoiste.

Shoqatat për të drejtat e njeriut vlerësojnë se më shumë se 100.000 muslimanë Ujgurë janë në kampe ose qendrat për indoktrinim në krahinën e Xinjiangit, në perëndim të Kinës. Dhjetëra mijëra janë burgosur në qytetin Kashgar. Me rëndësi është të potencohet se ato burgje ose qendra janë jashtëzakonisht të pista dhe se të burgosurit janë të detyruar të këndojnë këngë që lavdërojnë partinë komuniste kineze, ndërsa dënojnë bindjet fetare të muslimanëve Ujgurë.

Revista Newsweek transmetoi deklaratën e Peter Irwin, përfaqësuesit të Kongresit Botëror Ujgur, qendra e të cilit gjendet në Gjermani, në të cilën ai tha: “Ne jemi shumë të shqetësuar dhe të mërzitur me numrin e madh të ujgurëve të burgosur në këto kampe. Nga çdo familje ujgure dihet për zhdukjen dhe burgosjen e ndonjë anëtari të familjes”.

“Ajo që vërehet sot është produkt i së paku dy dekadave të politikës kineze që synon shtypjen e të drejtave politike dhe kulturore të Ujgurëve dhe sigurimin e infrastrukturës së nevojshme për zbatimin e atyre kufizimeve”, tha Irwin.

Organizatat e të drejtave të njeriut njoftojnë për rreth 11 milionë ujgurë të cilët me dekada i nënshtrohen mbikëqyrjes, burgosjeve dhe shkeljes së të drejtave të njeriut.

Përgatiti: Abdusamed Nasuf Bušatlić

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit