-1.1 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

Metoda praktike për zgjidhjen e mosmarveshjeve bashkshortore

Më të lexuarat

Dy bashkëshortët duhet të shikojnë realisht në mosmarveshjet e tyre, pasi që është e mundur që kjo të jetë një element me rëndësi në bisedë dhe mirëkuptim, po ditëm t’i shfrytëzojmë mirë këto gjëra.

 

Rregulla të domosdoshme

· Pa dyshim fjalët e vrazhda dhe shprehjet e rënda kanë në vehte një eko, e cila i bën të kthehen në kujtesë vazhdimisht edhe pasi të përfundon mosmarveshja, si shtesë e traumave dhe lëndimeve emocionale që i shkaktojnë në shpirt.

· Heshtja dhe mosfolja në mosmarveshje është zgjedhje negative dhe i përkohshëm i mosmarveshjes, sepse së shpejti shpërthen vullkani kur ti vjen rasti; në përplasjen e parë. Për këtë mbyllja e problemit në gjoks është fillimi i kompleksit psiqik dhe ngushti e shpirtit dhe krizë e sajë e shkaktuar po nga ky problem, që ose duhet ta harosh dhe ta lësh, ose të gjesh zgjidhje. Mirëpo doemos duhet të jetë zgjidhje për tërë atë që e ndien njeriu në vetvete dhe të jetë me dëshirë dhe kënaqësi.

· Duhet larguar nga metoda e cila ndoshta të mundëson fitore të kësaj etape, shkakton fitore të njërës palë, mirëpo e zmadhon mosmarveshjen dhe shkakton rrënjosjen e saj, siç janë metoda e nënçmimit dhe poshtërsimit, mohimit ose refuzimit, ose insistimit në fitore..

Abdull-llah ibn Amri [radijall-llahu anhu] thotë: Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] nuk ka qenë i fëlliqur (në gojë) e as i pamoralshëm dhe thoshte: “të zgjedhurit e juaj janë ata që janë më të sjellshëm”. (Buhariu).

Aisheja [radijall-llahu anha] thotë: erdhën çifutët te Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] dhe i thanë: Es-samu alejkum (që domethënë: vdekja qoftë për ty), ua ktheu Aisheja [radijall-llahu anha]: mbi ju qoftë vdekja dhe mallkimi e hidhërimi i All-llahut. Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] i tha: ngadal Aishe, duhet të jeshë e butë dhe largohu nga vrazhdësia dhe sjellja e keqe. Tha: a nuk i dëgjove se çka thanë? U përgjegj: a nuk dëgjove se çka u thash? Unë ua ktheva, e All-llahu mua më përgjigjet, kurse atyre nuk u përgjigjet”. (Buhariu).

Aisheja [radijall-llahu anha] thotë se Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] ka thënë: “Njerëzit me pozitë më të keqe tek All-llahu, në ditën e gjykimit, janë ata prej të cilëve largohen njerëzit, nga frika e të keqes së tyre”. (Buhariu).

Ebu Abdull-llah Xhedeliu thotë: kam pyetur Aishen [radijall-llahu anha] mbi moralin e Pejgamberit [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem], kurse ajo më është përgjigjur: Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] nuk ka qenë i pamoralshëm, e as i fëlliqur ( në gojë), nuk ka bërtitur nëpër tregje, të keqen nuk e kthente me të keqe, mirëpo falte”. (Tirmidhiu, hadithi është sahih).

Enesi [radijall-llahu anhu] thotë: “kam shërbyer Pejgamberin [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] dhjet vjet, mirëpo asnjë ditë nuk më ka thënë për ndonjë gjë që e kam bërë, pse e ke bërë, ose për ndonjë gjë që nuk e kam bërë, pse nuk e ke bërë”.

· Duhet kuptuar gjurmët e mosmarveshjes dhe vështirësinë që e paraqet për dy palët: nuk ka dyshim se mosmarveshja e gruas me një person të cilin e do, e nderon dhe respekton, i shkakton parehati, brengë dhe presion, e sidomos kur ajo është shumë e ndieshme.

· Duhet larguar nga të krenuarit me prejardhje, pasuri, bukuri ose me kulturë të gjërë, sepse kjo është prej shkaqeve më të mëdha të prishjes së marëdhënjeve mes dy bashkëshortëve. Sepse kibër, mendjemadhësi, është refuzimi i të vërtetës dhe nënçmimi i njerëzve.

· Nuk duhet marur vendim para se ta studijosh situatën mirë, burri nuk është mirë të thotë për ndonjë çeshtje “po” ose “jo”, e pastaj pas insistimit ta ndërron vendimin e vet, ose të kupton gabimin e vendimit të vet por edhe mëtej të polemizon në mbrojtje të vendimit të vet.

 

Hapa të domosdoshëm

1- Duhet kuptuar situatën, a është mosmarveshje apo vetëm keqkuptim. Për këtë të shprehurit mbi realitetin e qëllimit të secilit prej tyre dhe mbi atë që i pengon në formë direkte dhe të qartë, ndihmon në largimin e keqkuptimit, sepse shpesh ndodh që mos të ket aspak mosmarveshje të vërtetë, por vetëm keqkuptim.

2- Duhet kthyer vetvetes dhe duhet llogaritur ate, për të njohur mangësitë e saja ndaj Zotit të vet, i Cili është më i Madh dhe më i Nderuar, në këtë mënyrë e zvoglon gabimin, të cilin e ka bërë miku yt ndaj teje.

3- Duhet ta dish se çdo bela (sprovë) që të vjen mbi kokë të vjen nga mëkatet që i ke bërë, prej këtyre belave është edhe mosmarveshja me bashkëshorten tënde. Muhammed ibn Sirini ka thënë: unë i shoh mëkatet e mia në sjelljen e keqe të gruas dhe kafshës sime.

4- Kujdesi që kjo mosmarveshje mes dy palëve mos të përhapet tek njerëzit, përveç atyreve që kanë të bëjnë me këtë problem.

5- Përcaktimi i pikës kontestuese dhe përqëndrimi në këtë pikë, dhe moslargimi nga kjo pikë duke përmendur gabime ose të meta tjera të kaluara, ose hapja e dosjeve të vjetra, kjo ndihmon në zgjerimin e kornizave të mosmarveshjes.

6- Secili prej palëve duhet të flet për problemin sipas asaj që e ka kuptuar dhe mos ta bëjë vetëm kuptimin e vet të saktë, kuptim i cili nuk ka mundësi të jetë i gabuar, ose realitet, i cili nuk pranon polemikë e diskutim. Një kësisoj qëndrimi e mbytë zgjedhjen që në fillim.

7- Në fillim të bisedimeve është mirë të përmenden pikat e pajtueshmërisë, sepse përmendja e të mirave, vlerave dhe gjërave pozitive, i zbusin zemrat dhe e largojnë shejtanin, i afron pikpamjet dhe e lehtëson lëshimin pe nga shumë gjëra që i mban njeriu në zemër. All-llahu [subhanehu ve teala] thotë:

“…e mos e harroni bamirësinë ndërmjet jush”. (El-Bekare: 237).

Nëse njëri i thotë tjetrit: unë nuk ti haroj të mirat në këtë e këtë gjë, kurrë nuk ti kam haruar ata vepra pozitive që i ke bërë dhe nuk kam qëndrim negativ për pikat ku pajtohemi, kjo sigurisht se do të ndihmon që të lëshon pe njeriu në shumë gjëra që i ka në zemër.

8- Mos i mbaj vazhdimisht para syve të drejtat tuaja, rreziku qëndron në ate se me këte bëhet zmadhimi i këtyre të drejtave, ose shëndërrim i obligimeve në të drejta, të cilat vazhdimisht i kërkon.

9- Duhet ta pranosh gabimin atëherë kur të të qartësohet ai dhe mospolemizo në këtë drejtim. Të dy palët duhet të posedojnë trimëri dhe guxim që shtyejnë të pranohet gabimi. Kurse pala tjetër duhet ta falënderoj këtë gjë dhe ta lavdërojë, sepse “pranimi i gabimit është më i mirë sesa vazhdimi në gabim”. Pranimi i gabimit është rruga e saktë. Nuk duhet të shfrytëzohet ky pranim si kartë presioni por duhet të konsiderohet aspekt i ndritshëm në raportin mes dy bashkëshortëve dhe të regjistrohet në librin e të mirave dhe vlerave, të cilat duhet të përmenden dhe të favorizohen.

10- Duhet duruar ndaj natyrës së gdhendur te gruaja, siç është xhelozia, siç ka thënë Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem]: “Nëna juaj është xheloze”. Ne duhet të kemi shembull në Pejgamberin [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] gjatë vlerësimit të situatave, gjendjeve dhe në njohjen e natyrave të njerëzve dhe çka nuk ka mundësi të ndryshon.

Aisheja [radijall-llahu anha] thotë: Nuk pash asnjë grua të bënte ushqim më mirë se Safija. Ia dhuroi Pejgamberit [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] një enë me ushqim, unë nuk durova dhe e theva enën. Pastaj e pyeta Pejgamberin [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] si ta shpaguaj këtë gabim, kurse ai mu përgjigj: “një enë dhe ushqim të ngjajshëm”. (Nesaiu).

11- Duhet të jeshë i kënaqur me atë që ta ka ndarë All-llahu, sepse po gjeti gruaja burrë të mirë, e falënderon All-llahun, përndryshe do të thotë: të gjithë burrat janë të tillë. Dhe duhet të dinë burri se nuk është i vetmi që ka këto probleme, mosmarveshje apo pikpamje të ndryshme.

12- Mos nxito të zgjedhish problemin duke qenë i hidhëruar, prit derisa të qetësohesh dhe të ftohen emocionet, sepse zgjedhja që vjen në kësi situata zakonisht është e egër, larg asaj të saktës.

13- Duhet lëshuar pe në disa të drejta tuaja, sepse nuk mundet të zgjedhet një problem, nëse secili i kërkon të gjitha të drejtat e veta.

14- Duhet të përshtatesh me të gjitha gjendjet dhe rastet, secili bashkëshort duhet të jetë i qetë dhe nuk duhet të nxitojë, e as që duhet të ofkëllon dhe të bërtasë. Qetësia, mosnxitimi dhe butësia janë klima ma e përshtatshme për të pasur shikim të shëndoshë dhe të saktë në zgjedhjen e një problemi.

15- Duhet ta dijnë dhe të jenë të bindur të dy bashkëshortët se pasuria nuk është shkak i lumturisë, suksesi nuk matet me pallate dhe shtëpia lukse, por suksesi është në jetë të qetë, të pastër nga çdo brengë dhe larg çdo grykësie.

16- Mos i numëro gabimet pa dashje dhe rëshqitjet.

 

Kush prej nesh nuk ka gabuar asnjëher?!

Kush prej nesh ka vetëm të mira?!

 

Dr. Jahja el-Jahja

Shqipëroi: Bekir Halimi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit