5.8 C
Pristina
Thursday, November 28, 2024

Mesxhid al-Aksa mesazh vendeve arabe: Si mund të afroheni me Izraelin?

Më të lexuarat

Myftiu i Palestinës në hutben (adresimin) në faltoren e shenjtë Mesxhid al-Aksa në Kudsin Lindor të pushtuar, gjatë namazit të xhumasë ka kritikuar vendet arabe të cilat së fundmi kanë ndërmarrë hapa për t’u afruar me Izraelin.

Hutbeja e xhumasë u lexua nga Myftiu i Kudsit dhe Palestinës, Shejh Muhamed Husejin, i cili tërhoqi vëmendjen se shtetet arabe kanë filluar të afrohen me Izraelin.

“Teksa faltorja jonë gjendet nën okupim dhe ndotet nga çizmet e okupatorëve, si mund të afroheni me ta?”, tha Husejin.

Myftiu palestinez tha se Mesxhid al-Aksa u përket muslimanëve dhe si e tillë nuk do të ndahet, ndërsa u bëri thirrje palestinezëve të mos bien pre e provokimeve të Izraelit.

Husejin po ashtu dënoi sulmin terrorist ndaj dy xhamive në Zelandë të Re që la të vdekur 49 persona, ndërkohë që besimtarët falën namazin e xhenazes në mungesë për viktimat dhe bënë lutje.

Siç njoftoi Autoriteti i Vakëfeve Islame të Kudsit, organ nën kompetenca të Jordanisë që kujdeset për Mesxhid al-Aksanë, dje në namazin e xhumasë të pranishëm ishin mbi 40 mijë besimtarë./AA

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit