Futbollisti i njohur turk Mesut Ozil do të martohet sot me aktoren Amine Gylshe. Deri këtu, gjithçka e zakonshme. Por pjesa e bukur e kësaj martese është vendimi i çiftit që të mos pranojnë dhurata për ta, por paratë e bëra “nijet” t’i dërgojnë në një organizatë bamirësie që siguron intervenime kirurgjike për fëmijët e sëmurë.
“Shumë mbështetës dhe miq më kanë pyetur se çfarë dhuratash do të doja për martesë. Si një futbollist profesionist, ndihem i privilegjuar dhe me fat, e megjithatë, kushdo që do të më nderojë, le të mbështesë projektin e Organizatës “Big Foot”, e cila bën gjëra të mëdha që burojnë nga zemrat tona”.
Ai shtoi se së bashku me gruan e tij do të mbulojnë shpenzimet e operacionit për 1,000 fëmijë, dhe do të donin shumë që kësaj nisme t’i bashkëngjiten sa më shumë njerëz që është e mundur.
Vet futbollisti është pjesë e kësaj organizate që nga viti 2006, kur edhe Gjermania, vendi ku ka luajtur për shumë vite, ishte nikoqir i Botërorit.
Ozil njihet si bamirës i madh në vendin e tij të origjinës, në Turqi, ku së fundmi ka bëri një donacion për ushqyerjen e 16,000 persona. Ndonëse ai nuk e bëri të zëshëm donacionin, Gjysmëhëna e Kuqe Turke e përmendi shembullin e tij si një model që duhet ndjekur. /tesheshi.com/