Sipas RTS, veturës së tipit “Toyota Land Cruiser” i ka pëlcitur goma gjatë tejkalimit. Kjo ka bërë që vetura të dalë nga autostrada Nish-Shkup duke lënë të vdekur dy zyrtarët dhe dy të tjerë të lënduar rëndë.
Gradimir Mikic, kryetar i Komunës të Ranillugut dhe Sasha Aleksic, Kryetari i Asamblesë së këtij qyteti kanë humbur jetën në një aksident trafiku në autostradën Nish-Shkup.
Sipas RTS, veturës së tipit “Toyota Land Cruiser” i ka pëlcitur goma gjatë tejkalimit.
Kjo ka bërë që vetura të dalë nga autostrada Nish-Shkup duke lënë të vdekur dy zyrtarët dhe dy të tjerë të lënduar rëndë.
Në këtë aksident të ndodhur sot rreth orës 12:45 minuta në afërsi të lokalitetit Doljevac, ka mbetur e lënduar edhe bashkëshortja e Mikiç, Vesna Mikiç, e cila thuhet se është jashtë rrezikut për jetë.