3 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

Mësohet data kur do të vendoset për pasurinë e ‘Burdushit’

Më të lexuarat

Gjatë ditës së enjte pritet të mbahet seanca gjyqësore për shqyrtimin e konfirmimit të ndalimit të përkohshëm (sekuestrimin) të pasurisë së mjekut popullor, Hysri Peqani i njohur si “Burdushi”.

Seanca është paraparë të mbahet nesër duke filluar nga ora 13:00.

Seanca do të mbahet në bazë të kërkesës së Prokurorisë Themelore në Prizren për lëshim të urdhrit për ndalim afatgjatë për pasurinë e konfiskuar nga “Burdushi”.

Ndryshe, Prokuroria Themelore në Prizren, po vazhdon të intervistojë dëshmitarë në cilësinë e të dëmtuarve në rastin e mjekut popullor, Hysri Peqani i njohur si “Burdushi”.

Prokurori përgjegjës për media, Petrit Kryeziu, ka thënë për KALLXO.com se në prokurori po paraqiten dëshmitarë të tjerë të cilët e ndjejnë vetën të dëmtuar në lidhje me rastin e “Burdushit”.

“Ne kemi pasur në këtë rast të dëmtuar që nga fillimi i procedurës, mirëpo në ndërkohë gjatë hetimeve janë paraqitur dhe po vazhdojnë të paraqiten edhe qytetarë të tjerë të cilët e ndjejnë veten të dëmtuar, në mënyrë që të njëjtit të mund të realizojnë kompensim të dëmit në fund të kësaj procedure penale”, ka thënë Kryeziu.

Hysri Peqani, i njohur si “Burdushi” është arrestuar në nëntor të vitit të kaluar.

Policia e Kosovës nën udhëheqjen e Prokurorisë Themelore në Prizren kishte bastisur shtëpinë e “Burdushit” nën arsyetimin për shmangie nga tatimi dhe mashtrim.

Në po të njëjtin muaj, ndaj “Burdushit” u ngrit aktakuzë.

“Burdushi” akuzohet se nga data 20.06.2014 deri me 12.08.2014 në Prizren, duke i fshehur faktet dhe me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore për vete apo për personin tjetër, ose për t`i shkaktuar dëm material personit tjetër, e mashtron apo vazhdon lajthimin e të dëmtuarit.

Në seancën e 22 nëntorit të vitit të kaluar Hysri Peqani, mjeku popullor i njohur si ‘Burdushi’ është dënuar nga Gjykata Themelore e Prizrenit me 1 vjet burgim dhe 5 mijë euro gjobë, për veprën penale mashtrim.

Në po të njëjtin vendim ‘Burdushit’ Gjykata ia ka ndaluar ushtrimin e ‘profesionit’ për tri vite.

Që nga muaji nëntor i vitit të kaluar, mjeku popullor i njohur si “Burdushi” gjendet në masën e paraburgimit.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit