Namazi është një nga më kryesoret e pesë shtyllave të besimit islam. Duke kryer namazin rregullisht, me korrektësi dhe me vetëdije të plotë për rëndësinë dhe kuptimin e tij myslimani i afrohet më shumë Allahut. Ne këtë kohe, ai rifreskon në kujtesën e tij qëllimin e krijimit dhe domosdoshmërinë për të zbatuar detyrimet e islamit, duke qene i bindur se e bën këtë për hir të dashurisë ndaj Allahut. Vetëm atëherë do të mund të presë të përfitojë favoret e dëshiruara nga kryerja e namazit .
Në ketë mënyre namazi:
1- Afron njerëzit (burra e gra) më afër Allahut.
2- Largon njerëzit nga veprimet e këqija e të pamoralshme e të ndaluara.
3- Është një program që vë nën kontroll dëshirat e pasionet e djallëzuara.
4- Pastron zemrën, zhvillon mendjen dhe qetëson shpirtin.
5- Është një kujtese e përhershme për Allahun dhe Madhështinë e Tij.
6- Zhvillon disiplinën dhe fuqinë e vullnetit.
7- Është një udhërrëfyes për të jetuarit në mënyrën më të drejtë.
8- Është një provë për ekuilibrin e vërtetë, bashkimin e qëndrueshëm dhe vëllazërinë universale.
9- Është burim i durimit, kurajës, shpresës dhe besimit.
10- Është një mjet që siguron pastërtinë, dëlirësinë dhe përpikërinë.
11- Zhvillon ndjenjën e mirënjohjes, përuljen dhe delikatesën.
12- Është demonstrimi i bindjes tonë ndaj Allahut.
13- Siç e kanë theksuar mjekët një gjimnastike e dobishme për trupin herë pas here.