1.4 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Mësimdhënësit kosovar ngelin në provimet e AKM-së

Më të lexuarat

Dhjetëra mësimdhënës që janë duke vijuar studimet përmes programit për Avancimin e Kualifikimit të Mësimdhënësve (AKM) nuk po mund të japin provimet lëndore edhe pas disa herësh që po hyjnë në to, ndonëse bëhet fjalë për lëndët që ata ua mësojnë fëmijëve në shkollë.
Problemet më të mëdha po u dalin në lëndët e matematikës dhe të gjuhës shqipe, shkruan sot Koha Ditore.
 
Profesorë të lëndës së matematikës konfirmojnë se për të tejkaluar këtë problem ata kanë kërkuar zgjidhje nga Universiteti i Prishtinës, me qëllim që këtyre mësimdhënësve-studentë t’iu mundësohet vijimi i një kursi shtesë, në mënyrë që t’iu jepet edhe një mundësi për ta mësuar lëndën dhe për të kaluar provimet.
 
Por ngelja e mësimdhënësve nga disa herë në provime po shihet si alarmante dhe shqetësuese nga ekspertët e arsimit, si dhe nga vetë kolegët e tyre, përfaqësues të Sindikatës së Arsimit.
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit