0.8 C
Pristina
Friday, November 15, 2024

Mësimdhënës në Mjekësi, po pate lidhje familjare

Më të lexuarat

Miranda Sejdiu s’është e vetmja kandidate për asistente në Fakultetin e Mjekësisë që është ankuar në institucionet arsimore, në lidhje me shkeljet ligjore që janë bërë me rastin e pranimit të asistentëve, që tashmë kanë marrë vizën e Senatit të UP-së. Ankesa të tilla, institucionit më të lartë arsimor në sektorin publik i kanë dërguar edhe kandidatët e tjerë të refuzuar, Jeta Kelmendi, Kaltrina Ahmeti-Ajeti dhe Driton Vela.Jeta Kelmendi e Miranda Sejdiu në ankesat e tyre kanë shpërfaqur problemet në Sektorin e Stomatologjisë, kurse Kaltrina Ahmeti-Ajeti e Driton Vela në Sektorin e Mjekësisë së Përgjithshme, që të dyja në kuadër të Fakultetit të Mjekësisë. Kelmendi ka konkurruar në konkursin për pozitën asistente në Stomatologji dhe Mjekësi Preventive, Ahmeti-Ajeti në konkursin asistente e rregullt në lëndën Fiziologjia e njeriut, dhe Driton Vela, po ashtu, për asistent të rregullt në lëndën e Fiziologjisë. Të gjithë këta e akuzojnë menaxhmentin e Fakultetin të Mjekësisë të jetë i lidhur në atë mënyrë që të mos lejojë të depërtojë askush aty pa pasur lidhje të ngushtë farefisnore, apo ndonjë interes tjetër.

Jeta Kelmendi, e cila ka notë mesatare 9.40, më të madhe se kandidatët e pranuar, mendon se i ka plotësuar kushtet të jetë pjesë e rregullt e stafit akademik, porse dokumentet e saj janë avulluar, nuk janë shqyrtuar fare, ose edhe se janë keqinterpretuar. Ajo ka kërkuar rishqyrtimin me korrektësi të dokumenteve të saj.

Ankuesja tjetër, Kaltrina Ahmeti-Ajeti, në ankesën e saj tregon se studimet themelore i ka kryer me notë mesatare, 9.08 dhe se është zgjedhur asistent i ri më 2007, prej kur edhe ka punuar në katedrën përkatëse.

Ankuesja e parë, që ua ka hapur rrugën të tjerëve, Miranda Sejdiu, kishte përmendur emra e mbiemra të të afërmve të stafit akademik në FM, përkatësisht në Sektorin e Stomatologjisë, që janë pranuar, për çfarë ka raportuar “Koha Ditore”. Sipas saj, ishte pranuar F.H., vëlla i dekanit të Fakultetit të Mjekësisë, Naim Haliti, me notë mesatare 8.00, V.H., vajza e Qazim Hysenit dhe u.d. të prodekanes së FM-së, Hajrije Hundozi, nota mesatare 8.78 dhe E.B., djali i profesorit të Anatomisë, Ibrahim Behluli, njëherësh senator në Senatin e UP-së, nota mesatare 8.21, derisa ishte refuzuar ajo me notën mesatare 9.24.

Rektori i Universitetit të Prishtinës, Ibrahim Gashi, ka theksuar se në mbledhjen e radhës të Senatit do të shqyrtohen edhe ankesat lidhur me zgjedhjen e mësimdhënësve dhe asistentëve në konkursin e fundit të Fakultetit të Mjekësise.koha/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit