-3.8 C
Pristina
Sunday, December 29, 2024

Mesdheu po kthehet në detin e vdekjes

Më të lexuarat

Rreziku që emigrantët dhe refugjatët në Mesdhe të vdesin në det është më i lartë se ndonjëherë më parë, për shkak të mungesës së anijeve shpëtuese, ndërsa konflikti në Libi po i rrit largimet në një shkallë alarmante, njoftoi OKB.

Kushtet e favorshme të detit po bëjnë që mijëra njerëz po përgatiten të largohen nga Libia, pasi vendi është zhytur në luftë dhe përmbytjet e shkaktuara nga shiu. Por pa anije shpëtimi në Mesdhe, numri i anijeve të mbytura ka gjasa të rritet në mënyrë domethënëse.

Sipas grupeve të shpëtimit, pothuajse 700 veta kanë lënë bregun e Libisë ditët e fundit, vetëm 5% e të cilëve janë kapur nga rojet bregdetare libiane dhe janë kthyer mrapsht. 40% kanë arritur në Maltë dhe 11% në Itali, por nuk dihet se çfarë u ka ndodhur të tjerëve.

Megjithëse numri i refugjatëve të vdekur në Mesdhe ka rënë në vitin e kaluar, përqindja e të vdekurve nga në krahasim me përqindjen që arrijnë Europën mes refugjatëve që lënë brigjet e Libisë është rritur ndjeshëm. Sipas të dhënave të UNHCR dhe Organizatës Ndërkombëtare për Emigracionin, 1.940 njerëz kanë arritur në Itali nga Afrika e Veriut që nga fillimi i vitit 2019 dhe pothuajse 350 kanë vdekur në rrugë, rreth 15%.

Gjithashtu, një studim i Institutit për Studime Ndërkombëtare Politike (ISPI), një qendër italiane e bazuar në shifrat e ministrisë së brendshme, raportoi se një në tetë njerëz që u përpoqën të arrinin Europën nga Libia katër-mujorin e parë të këtij viti kishin vdekur gjatë rrugës.

Këto të dhëna nënvizojnë nevojën e anijeve të shpëtimit në Mesdhe, ku vetëm një nga dhjetë që operonin është në funksion. Kjo nevojë bëhet më e dukshme, tani që moti është ngrohur dhe gjasat janë që më shumë njerëz të emigrojnë nga Libia nepërmes Mesdheut. Vera ka tendëncën të shtojë edhe shifrat e grupeve emigrante më të rrezikuara, si gratë, fëmijët dhe moshat e thyera, të cilët hasen më pak në muajt e ftohtë.

Për më tepër mjetet e përdorura nga refugjatët e Libisë janë të vjetra dhe të dëmtuara, çfarë e shton rrezikun për ta, bën me dije Dita duke iu referuar mediave ndërkombëtare.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit