0.8 C
Pristina
Friday, November 15, 2024

Mesazhi i parë dhe prioritetet e Holland

Më të lexuarat

Presidenti i ri i francës Fransua Hollande para qindra mbëshetësve socialsit deklaroi se do të jetë president i të gjtihë francezëve, edhe i atyre që nuk e kanë votuar. “Angazhohem ti shërbej vendit me një angazhim dhe devotshmëri që kërkon ky angazhim. I drejtoj një përshëndetje Nikolas Sarkozi, i cili meriton gjithë respektin tonë. I shpreh falenderimet e mija të gjithë atyre që bënë të mundur fitoren. I drejtohem votuesve, që nuk më dhanë votën se respektoj bindjen e tyre do jem presidentio i të gjithëve”,- deklaroi Hollande.

Hollande premtoi se sfida e parë në krye të Francës është bashkimi i vendit për të përballuar sfidat që e presin. “Detyra e parë të mbledh dhe të bashkoj cdo qytetar në aksioonin e përbashkët për të përballuar ssidat që na presin. Synoj ringritjen e prodhimit, për të nxjerrë vendin nga kriza. “Shumë e prisnim këtë moment prej vitesh, të tjerë s’e kishin njohur kurrë. Disa mes jush kishin kujtime të këqija. Jam i lumtur që ju dhashë shpresë. Ky emocion është ai i krenarisë, përgjegjësisë. Ndryshimi që ju propozoj duhet të jetë në lartësinë e Francës. Sot nuk ka dy Franca që përballen, është vetëm një komb që bashkohet në një fat. Gjithkush do të trajtohet me drejtësi, barazi e respekt. Asnjë fëmijë i Republikës, nuk do të braktiset e diskriminohet. Çdo arritje do të nderohet për jetën e secilit. Shumë dhimbje na kanë ndarë, por tashmë mbaruan. Detyra e parë e Presidentit është të mbledhë çdo qytetar në aksionin e përbashkët për të përballuar sfidat që na presin, që janë të rënda e të mëdha”, deklaroi Hollande.

Hollande premtoi në ditën që francezët e investuan si President të Republikës, se do të angazhohet për dy gjëra kyç, drejtësinë dhe rininë, duke premtuar se “ dua të gjykohem mbi drejtësinë dhe rininë”.

“Kam besim në Francën, e njoh mirë. Në gjithë këtë Francë që kam takuar, kam matur vështirësitë, dhimbjet e qytetarëve, por kam gjetur edhe mundësitë e vendit, për të përballuar të gjitha sprovat. Ne do të arrijmë t’i kalojmë sprovat dhe do të arrijmë vlerat e republikës, barazinë, prosperitetin. E ardhmja e vendit quhet vetëm progres. Është pikërisht kjo ëndërr franceze që do të mundohem ta përmbush. Nuk jemi vend dosido i planetit, ne jemi Franca dhe si President i Republikës duhet të vë në jetë aspiratat e popullit francez lirinë, respektin, barazinë. Ky është mandati që më besuat, është i rëndë, i dua francezët”, perfundoi fjalen e tij presidenti i sapozgjedhur i Francës. (INA/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit