4.2 C
Pristina
Saturday, December 28, 2024

Mesazhi i fuqishëm i një besimtareje muslimane që po trazon rrjetet sociale. Nuk duhet ta humbisni!

Më të lexuarat

Jemi mësuar tashmë që të shohim plot video, apo të lexojmë shkrime me mesazhe motivuese, por duket sikur secili prej tyre e ka veçantinë e tij. Nga fjalimi i famshëm i Steve Job, Charlie Chaplin, apo fjalimet e shumta të aktorit Denzel Washington, nuk mund të themi dot se nuk kemi përfituar diçka. Nëse i dëgjon me vëmendje, diçka të ngulitet mirë në tru se duhet bërë ndryshe apo duhet vazhduar të bëhet vetëm sepse ashtu është gjëja e duhur dhe e drejtë. Së fundmi, në rrjetet sociale po shpërndahet masivisht një video e tillë, por këtë herë ndryshe. Ajo që flet, nuk është përpara një auditori, por thjesht e ulur në një kolltuk duke pasur përpara saj një kamerë. Është një besimtare muslimane që merr guximin të dalë përpara të gjithëve dhe të flasë me filozofi për jetën dhe për besimin në Zot. Fjalët e saj janë :

“Zoti thotë që : “Atë që do më shumë se mua, do ta marr nga ti”. Dhe mos thuaj se pa të s’mund të jetosh dot, sepse unë të bëj të jetosh edhe pa të. Stinët kalojnë. Gjethet e pemëve që bënin hije, thahen. Durimi merr fund.
Ai që e doje më shumë se veten, një ditë të bëhet i huaj. Çuditesh. Miku të shndërrohet në armik, kurse armiku vjen e të bëhet mik. Sa botë e çuditshme… Çdo gjë që e mendoje si të pamundur, bëhet e mundur.
Thua : “Nuk rrëzohem” dhe prapë rrëzohesh. Thua : “Nuk habitem” dhe prapë habitesh. E kjo është më e çuditshmja… Ndalesh dhe thua : “Kam vdekur”… e përsëri jeton”.

https://www.youtube.com/watch?v=GziXeSukeY4

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit