Presidenti turk, Rexhep Taip Erdogan, inauguroi Xhaminë e Prezës në Tiranë, në një shesh ku ishin mbledhur qindra njerëz.
Përpara turmës entuziaste, Erdogan lëshoi edhe një mesazh për zhvillimet e fundit në Kumanovë.
Erdogan bëri thirrje për unitet mes myslimanëve.
Ai u shpreh se në Kumanovë po luhen lojëra të rrezikshme.
“Duhet të qëndrojmë me ballin lart, të mos përkulemi. Të gjithë së bashku të veprojmë me unitet”.