0.9 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

Mesazh nga një vajzë amerikane për motrat e saj në Islam

Më të lexuarat

Mesazh nga një vajzë amerikane për motrat e saj në Islam-

Paqja dhe mëshira e Zotit qofshin mbi ju motra muslimane!
Feja Islame është e mrekullueshme..ثshtë feja e vetme të cilen e kam shijuar prej 12 feve të cilat i kam mësuar për t’a zgjedhur njëren prej tyre..
Po e shënoj këtë mesazh te ju dhe lotët e mi më shkojnë rrëke për njëzet vite që e kam mohuar All-llahun..
Nuk po ju frikësoj motra, vërtetë para se të bëhem muslimane kam ndier se feja është diçka me rëndësi në jetën tonë, mirëpo ne (Amerikanet) nuk dëshirojmë kështu që t’a pranojmë rëndësinë e fesë..
Po.. ngjarja ime me Islamin fillon që kur u takova me një vajzë muslimane prej Arabisë Saudite, mosha e saj nuk ishte më tepër se 20 vite..
Kërkoi prej meje që t’i ndihmoja asaj në gjuhen angleze, e fliste atë gjuhë me ndërprerje.. në muajt e parë të mësimit nuk kam shfaqur asnjë interesim për fenë e saj, me gjithë dashurinë time ndaj zakoneve të muslimanëve.
Gjëja e parë që ma tërhoqi vëmendjen ishte: Raportet familjare prej të cilës gjë unë isha privuar që kur mosha ime ishte një ditë!
U ndava prej saj pas një periudhe prej 5 muajsh, mirëpo prapë i kam ndihmuar në disa çështje për në kohën e provimeve.
Megjithë kohën e gjatë të ndarjes prej saj gjithmonë u thellosha në mendime të thella në këtë vajzë e cila ishte e veshur me hixhab (mbulesë) ngjyrë të zezë që e mbulonte të tërë trupin e saj deri edhe fytyren e saj të bukur..
Ajo kishte dy motra, të cilat u kujdeseshin dhe më nderonin mua shumë, derisa unë u turpërohesha shumë herë prej tyre..
Shoqet e mia në universitet më thonin mua: Si i gjete këto muslimane injorante, a nuk është kështu a?
Vetëm më shtohej dëshpërimi për moskuptimin e shoqeve të mia se çka sillet rreth meje dhe brenda meje..
E kam ndier se muslimanët kanë një shenjë që i dallon ata nga të tjerët, me gjithë informacionet e humbura ndaj muslimanëve, sepse ne amerikanet çuditemi me skena të muslimaneve, qoftë edhe nëse nuk e shfaqim këtë.
Në një ditë-shiu, e që ishte ditë e hëne, thashë sot do të shkoj në kishë dhe do ta gjej përgjegjen!!!? Përgjegjen për vërtetësinë e Zotit..
Sepse une dëshirosha që të shkoj për çështjet e mia te murgëresha e cila ishte shoqja ime..hyra në dhomën e zbrazët (në kishë) ku ishte kryqi i varrur dhe thash:
O Zot unë jam në një sprovë të rëndë që nuk e din askush përpos teje..
O zot më ndihmo mua..
O zot a ke ti fëmi?! (I pastër është All-llahu prej asaj çka kam thënë)
Ti i sheh lotët e mi dhe i di mëdyshjet e mia…cilën fe prej 12 feve ta pasoj?!!
Dua që të jem muslimane..të vishem me hixhab të gjatë që të kaloj rrugëve me të..të martohem me një arab që të jetoj jetë të lirë dhe të ndershme!!
Qajta shumë, derisa erdhi shoqja ime murgëreshë dhe tha: Ti po qan për Jezusin dhe si e kanë kryqëzuar?
Mu shtuan dhimbjet në këto momente..nuk munda ta kontrolloja vetën time dhe isha shumë e lodhur dhe e nervikosur..rashë në tokë duke qajtur..bërtita dhe duartë i i drejtova kah kryqi..Fol oj Xhejn, në atë çka besojmë a është e vërtetë??
Unë jam në konfuzion!!
Cili është zoti nëse beson se All-llahu është i treti i tretëve!!??
Nuk mundem që të duroj më shumë prej këtyre gënjeshtrave..tregoma të vërtetën..cilën fe duhet ta pasoj?? Dhe përse….
Xhejn ma ndërprejti bisedën e befasuar, duke thënë: Po motra e nderuar të vërtetën mund ta gjesh duke pyetur kësi lloj pyetjesh…unë vet e kam pyetur veten time me mijëra herë këto pyetje..!!
Mi kapi duartë dhe tha: Mirëpo pas gjithë këtyre mbaje Biblën dhe harroi të gjitha këto pyetje të cilat po i hedh djalli në shpirtërat tanë.. Shiqova nga ajo dhe i thashë: Sa dinake je!
E lashë atë vend, dola si endacake e nuk dija ku të shkoja. Rastësisht i pashë disa njerëz të cilët dukeshin se janë muslimanë në bazë të veshjeve të tyre..shpejtova te ata…dhe thashë: Ju lutem…ju lutem.
Më mori një e qajtur e thellë dhe thashë:
Ku mund të takohem me shoqe muslimane?
Mu përgjigjen mua me një zë që e mbulonte dhembshuria dhe përzemërsia:
Eja me neve se ne do të shkojmë atje që të falemi…
Thashë: Jo..nuk mundem të shkoj e vetme..më thuani mua se ku është qendra islamike?
Shkova atje dhe unë kisha veshur një minifund…hyra aty dhe ndjeva një qetësi që po shkon në thellësitë e mia…u ndjeva e turpëruar prej rrobave të mia pasi që i pashë muslimanet e mbuluara..
I pashë rrobat e namazit në një skaj dhe i thashë vetes sime: Përse mos të marrë ndonjërën prej atyre rrobave që t’i mbuloj këmbët e mia…e bëra atë..
Më pyeti njëra prej muslimaneve:
Mirë se na vjen…a dëshiron të dish diçka për islamin?..
Thashë: Po..dua që të më tregosh për islamin..ju lutem?
Tha: Lehtësoma këtë, mirëpo a ke lexuar diç për Islamin?
Iu përgjigja: Po kam lexuar shumë, dhe unë jam mësuese private (mbikqyrëse) e njërës prej vajzave muslimane nga Arabia Saudite..
Më tha: Shumë mirë, sikur të më vizitojshe mua në shtëpinë time do të ishte më lehtë që të mësoj diç për Islamin…
U gëzova derisa qajta prej gëzimit…dhe i thashë: Faleminderit, faleminderit…
Në atë kohë flisja gjuhën arabe, por në një formë shumë të dobët dhe me fjalë të parenditura..
Vazhdova të shkoja në shtëpinë e saj afërsisht dy muaj, pastaj më erdhi një lajm i hidhur se ajo po pregatitet për udhëtim në qytetin e saj, dhe ajo më nuk mundet të vazhdoj të më mëson mua.. U ndava prej saj dhe unë ia plasa vajit..
Meqë ra fjala..nuk kam mundur edhe të shkoj gjithëherë në qendrën islame që mos të më vë re askush prej shoqeve apo prej familjes sime..
U ktheva në shtëpi dhe rash në sexhde ashtu siç i pashë muslimanët ka bëjnë sexhde..qava dhe thashë:
O Zoti im, dërgoje dikënd që të më ndihmon mua..
O Zoti im, unë e kam dashur islamin dhe besova në të, mos e ndal (pengo) shansën që të jem muslimane qoftë edhe për një ditë të vetme para se të vdesë..
Po në atë ditë rastësisht cingërroi telefoni i shtëpisë, dhe ja, ishte dashnori im dhe tha: Kemi një takim sot, a do vish me mua?
I thashë: kam dëshirë të vij, mirëpo nuk mundem..
Që nga ajo ditë kurrë më nuk e kam takuar e as zërin s’ia kam ndëgjuar, sepse ndëgjova prej shoqes sime muslimane nga Saudia se (boyfriend) të kesh dashnor është haram nëse nuk ke lidhje martesore.
Pasi që e mbylla telefonin shkova në dhomen time.. e nxora hixhabin (dhuratë nga ajo vajza saudite) e vesha atë ashtu si vishej ajo..shiqova fytyren time dhe thashë: Sa e bukur dukem me këtë mbulesë (hixhab)..e dërgova prapë në vendin ku e mora dhe pas kësaj fjeta më një gjumë të thellë..
Pas një muaji përafërsisht qava pas leximit të disa librave mbi fenë islame, derisa një herë fjeta në shtratin e dhomës së ndejës..
U zgjova nga të cingërraturat e telefonit, ora ishte tetë e mbrëmjes, dhe ja në telefon ishte shoqja ime e Saudisë.
Më tha mua: Sara mos ishe fjetur?
I thashë: po, por nuk është me rëndësi..si je ti??
Dhe qava, tha ajo: اka ka ndodhë me ty Sara..mos ke ndonjë dhimbje??
اka është puna??
I thashë asaj: Ndëgjo shoqja ime unë jam lodhur nga mëdyshjet dhe ndiej se një çështje e panjohur po lëviz në brendinë time..a mund që në këtë natë të vij në shtëpinë tënde?
Po ndiej se kjo ditë është dita e fundit..
Më tha mua: Dije oj Sara se shtëpia ime është shtëpi e juaj..je e mirëseardhur në çdo kohë..
Ndieva se temperatura po më rritet, dhimbjet po më shtohen, ndjenjat e mia po ngushtohen saqë duket se po asgjësohen.
Mirëpo, ndryshimi këtu është se unë çdoherë që ndieja këtë sasi të dobësimit, mendoja në vetëvrasje…por kësaj here ishte diçka ndryshe..!! Ndiej se dëshiroi të bëj diqka më të madhe se kjo..e që është…
…Ndryshimi…
I hipa veturës sime dhe gati sa nuk bëra ndeshje me vetura të shumta nga dëshprimi i madh… nga hutia e cila më kishte mbizotëruar për katër muaj të plotë..
Shkova te shoqja ime, derën e hapi vëllau i saj i madh duke thënë: Eselamu alejkum Sara..ia ktheva selamin (përshendetjen) ashtu siç më kishte mësuar shoqja e cila udhëtoi…mirëpo në një mënyrë ai e zbuloi se unë jam e frikësuar prej diçkafit..
Mirëpo heshtjen tonë e ndërpreu zëri i shoqes sime duke thënë: Mirë se na vjen, mirë se na vjen Sara…
Hyra në shtëpi e në brendësi time ishin shumë…në brendësi time ishte një zjarr që nuk ishte qetësuar që prej disa javësh..bile muaj..bile që kur kam ardhur në këtë botë!!..
U ula me të, më përgaditën një kafe arabe e cila është prej gjërave më të bukura në gostitë e Saudianve..e pina kafen..pas asaj, bile që kur hyra në atë shtëpi ngrohëse e ndiva një qetësi të cilen tërë jetën e kam kërkuar ..
Bisedova me shoqen time se çka sillet në brendinë time dhe pas një bisede të gjatë..u ngritë dhe tha: A je e pregatitur që të bëhesh muslimane???
Thashë: Po..bile këtë e dua tash…
Tha: Ngadalë para se të merret ky vendim i madh..
I thashë asaj: Unë e ndiej se kjo fe është fe e vërtetë, bile jam e sigurtë në këtë..shpejto oj motra ime që t’më tregosh mua se si të bëhem muslimane??
Tha shoqja ime: Tani me mundësitë tua mund të bëhesh muslimane, vetëm thuaj: Esh’hedu en la ilahe il-lall-llah ve esh’hedu enne Muhammeden resulullah.
Dëshmo se nuk ka zot tjetër që e meriton adhurimin përpos All-llahut dhe dëshmo se Muhammedi është i dërguar i All-llahut.
I thashë asaj: Shumë mirë vetëm mi thua këto fjalë për fjalë..
Shiqova lartë.. zemra i rrihte rrahjet (pulsat) e saj me shpejtësi te madhe dhe lotët mu derdhnin……
Esh’hedu….en…la ilahe il-lall-llah…ve esh’hedu….enne…Muhammeden resulullah.
Dëshmoj….se….nuk ka zot tjetër që e meriton adhurimin përpos All-llahut…dhe dëshmoj…se…Muhammedi a.s. është i dërguar i All-llahut xh.sh..
Shiqova në shoqen time, dhe i thashë me zë të lartë:
Unë jam muslimane…unë jam muslimane…unë jam muslimane e re..
Sot linda prej fillimit..sot emri im është Muslime..nuk do të më thërrasin më Sara pas kësaj dite, por do të më thërrasin Muslime..
Do ta lë Sarën e vjetër..do ta lë në shqetësim dhe mëdyshje..
Që nga sot nuk kam nevojë për mendime në gjendjen labirante të trefishtë që isha…prej sotit unë nuk jam mëkatare..
U n ë j a m m u s l i m a n e !
Pas kësaj u ktheva në shtëpinë time…isha e qetësuar…nuk munda të flija, jo pse isha e shqetësuar apo në mëdyshje…por unë isha e gëzuar…
E vendosa busullën që ta di pozitën e kibles..e shtrova sexhaden për namaz dhe e fala namazin e parë në islam, namazin e jacisë, sepse koha ishte për të dhe ende nuk i kishte kaluar koha..
Në sexhden e fundit…bëra sexhden përafërsisht 30 min dhe qaja nga gëzimi, e luta All-llahun që të më ndihmon dhe të më bën të qëndrueshme në rrugen e vërtetë.
Ishte kjo ditë, ditë e lindjes sime 16. 7. 1999
Emri im muslimane, karta ime identifikuese u ndryshua me foton time me mbulesë (hixhab)..
Kalova ditë shumë të vështira dhe erdhi koha e gëzimit…u bëra besimtare…pas njëzet viteve prej humbjes dhe mendjemadhësisë.
Fola me shoqen time që udhëtoi dhe ia përcolla lajmin për islamin tim …u gëzua ajo me një gëzim të madh.
Mirëpo ngjarja nuk përfundoi..
Më erdhën shumë vështirësi dhe sprova kur u lajmëruan familja ime me lajmin për mua..mirëpo e munda veten time dhe kjo ishte në kohen e krishtlindjeve…e vesha hixhabin (mbulesën), hyri babai im, nëna dhe vëllau im i vetëm. Sara…çka është kjo?!! Bërtiti vëllau im. I thashë, kurse lotët mi mbulonin sytë e mi: Kjo është hixhab…
Unë sot jam muslimane…emri im është Muslime e jo Sara.
U befasua nëna ime, iu ndryshua ngjyra e fytyrës së saj dhe tha: E dashura ime a je çmendur!?? Si po kënaqesh me islamin për fe?!
I thashë asaj: Islami është feja ime, Muhammedi është profeti im, All-llahu është Zoti im, Kur’ani është libri im, Hadixhja dhe Aishja (dy gratë e Pejgamberit) janë shembulli im, Amerika është vendi im, ti ende ke mbetur nëna ime Mari (Mary), edhe ti ende je babai im Xhon (Jon), kurse ti je vëllau im i dashur Mark…ju jeni familja ime…nuk ka asgjë të re përpos që unë kam ndryshuar, jam bërë muslimane, dhe unë tash jam në kënaqësinë dhe qetësinë më të lartë, e ndiej se jam njeri..e ndiej se jam e lirë..i përqafova nënën dhe babain tim me fuqi, iu duken atyre disa shenja gjurmuese..
Tha nëna ime: Mos më shqetëso e dashura ime, dhe ç’ke ndaj këtij hixhabi që e ke veshur..?! I thashë: Nëna ime kjo është veshja ime.. e dua këtë veshje dhe nuk mundem ta largoj këtë.. nuk mundem .. nuk mundem..
Tha nëna ime: Por çka do të thonë njerëzit?? Do thonë: Ah nuk po i shohim flokët e arta dhe të mrekullueshme të Sarës…
I thashë: Oj nëna ime kjo nuk është me rëndësi…me rendësi është se unë jam muslimane.
E kalova këtë provim dhe e falëndërova All-llahun…pasi që shkuan ata e shkrova një dërgesë (mesazh) të rrethuar me tri lule të bardha…
Shkrova në të: Nëna ime, babai im, vëllau im…
Unë ju dua juve dhe unë kam mbetur vajza e familjes tuaj..kam mbetur amerikane..ju lus që të më pranoni si muslimane..
U befasova me dhuratat e juaja të mrekullueshme të cilat mi kishin sjellë mua.. mirëpo unë dua që t’ju lajmëroj juve diçka..e që është se unë nuk mundem ta festoj me ju vitin e ri.. E di se kjo do t’ju duket dëshpërim, mirëpo… do t’ua pranoj dhuratat e juaja që do të mi dërgoni mua…
Nëna ime dije se unë të dua ty
Babai im dije se unë të dua ty
Vëllau im dije se unë të dua ty
E dashura: Muslime
Kjo ishte ngjarja ime..ngjarja e lindjes sime prej fillimit.. Ju lus motra që të bëni dua për mua….ju lus nga thellësia… Ju dua juve
E shkruar nga: Muslime Amerikanja
Përkthyer në arabisht nga: Hadija (shoqja ime arabe)
Shtojcë:
Mesazhin e mëparshëm e kam bartë prej temës që e ka shkruar vetë personazhi i kësaj ngjarje kurse e ka përkthyer vajza saudite. اështja e cila më gëzoi këtë natë është se unë e kërkova temen e saj dhe gjeta atje këtë lajm të cilin ua kishte shkruar disa motrave pas katër ditëve, pasi që e kishte shkruar shkresën e mëparshme.
Motra na lajmëron se nëna e saj e ka shpallur islamin e saj mbrëmë..dhe është bërë muslimane poashtu!
Dhe kësaj radhe ajo nuk po e pret vajzën saudite që t’ia përkthen se çka me thënë..por lajmin e përgëzimit e thotë vet ajo:
Paqja dhe mëshira e Zotit qofshin mbi ju motra
Unë tani po e shkruaj këtë shkresë që t’ju tregoj lajme të gëzueshme. Mendoni se çfarë lajmi është ai?
Nëna ime e ka deklaruar islamin e saj mbrëmë! Dje ajo kërkoi prej meje që unë të shkoj me të në lumin e afërt.. Shkova dhe u befasova pasi që e gjeta nënën time duke shkuar në qendrën islame!
E pyeta atë: Nëna ime..اka do të bësh këtu!??
Mu përgjigj mua: Mos më shqetëso…unë po bëj diqka….dhe i pashë lotët që rridhnin prej fytyres së saj.
E pyeta: Nëna ime..ç’ka ndodh me ty!!??
Më tha: shpejto..që të hymë në qendrën islame.
Mendova se nëna ime do të jetë besnike fesë së saj të krishtere…megjithatë… ishte e kundërta dhe befasia më e madhe ishte kur e pashë nënën time duke nxjerrur hixhabin prej çantës dhe e vendosi mbi kokën e saj!!
E vështrova atë!! Dhe vazhdova ta pasoj atë me lehtësi..në dhomën e grave.
Erdhi një prej motrave muslimane në drejtim të nënës sime të bukur duke thënë: Mirë se vjen…a je ti ajo gruaja që folët me mua në telefon para dy orëve?
U përgjigj nëna ime duke thënë: Po, unë jam.
Tha ajo: Mirë.. ti je e gatshme ta shpallësh islamin?
U përgjigj nëna ime: Ahhh…po. U dridhja prej kënaqësisë dhe ia plasa vajit..
E pyeta nënën: Nëna ime..a do të jesh muslimane?? A je e sigurtë nga kjo?!
Tha: Po Sara..do ta bëj këtë..do ta bëjë..bile tani, U ndal nëna ime para meje dhe e shqiptoi shehadetin! VVovvvvvvv..sa jam e gëzuar.
I thashë asaj: Me të vërtetë All-llahu iu përgjigj lutjeve të motrave dhe shoqeve ndaj teje. Sot unë jam me te dhe po e mësoj që të falet për herë të parë. Në realitet ajo dëshiron që të shkon në Mekke këtë vere për kryerjen e Umres.
Lutje…Lutuni për babain tim dhe për vëllaun tim..se nëna ime sot do ta lajmëron babain tim për islamin e saj.
Unë e di se ajo e ka zgjedhë kohën më të vështirë për pranimin e islamit..mirëpo ju e dini se ajo nuk mundet të pret më shumë!!!
Dhe ajo do të kërkon shkurorëzim prej babait tim nëse ai nuk e pranon islamin si fe të tij. Ju lus që të bëni dua për mua se babai im nuk flet me mua që kur e kam pranuar islamin tim.. Në çfarëdo gjendje..unë e lus All-llahun që ta udhëzon atë në të vërtetën…në islam ashtu siç më udhëzoi mua. Faleminderit motra.

Përktheu në shqip:

Ejup Haziri
student
Brunei
Darussalam
Muslime,
9.1.2004

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit