0.7 C
Pristina
Saturday, December 28, 2024

Merkel: Nuk i tërheqim sanksionet ndaj Rusisë

Më të lexuarat

Kancelarja gjermane, Angela Merkel ka thënë se sanksionet ndaj Rusisë varen nga fakti se sa ajo respekton marrëveshjen e Minskut për amrmëpushim mes Rusisë dhe Ukrainës.

“Përderisa mbajtëm samitin në Këshillin e Evropës në mars, ne patëm marrë një vendim të parevokueshëm që sanksionet ndaj Rusisë janë ngushtë të lidhura me përmbushjen e marrëveshjes së Minskut”, ka thënë Merkel në një konferencë të përbashkët me kryeministren polake, Ewa Kopacz, raporton Reuters.

Ajo ka shtuar se është e qartë se përmbushja e marrëveshjes po vonon, kështu që ne do të mirremi me këtë problem prap në korrik, transmeton Indeksonline.
Kopacz është pajtuar me qëndrimet e Merkel, duke shtuar se sanksionet ndaj Rusisë duhet të mbahen në pozitë të njëjtë tani për tani.kohaislame
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit