3.6 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Merkel: Asnjë armë nga Gjermania për kryengritësit sirianë

Më të lexuarat

Pavarësisht fundit të embargos nga Bashkimi Evropian për tregtinë e armëve me Sirinë, Gjermania vazhdon të përjashtojë kategorikisht një dërgim të mundshëm armatimesh për opozitarët që luftojnë kundër regjimit të Presidentit Esad.

”Berlini nuk do të dërgojë në asnjë rast armë në Siri, në një zonë ku po zhvillohet një luftë civile”, deklaroi dje Kancelarja gjermane, Angela Merkel.

Kancelarja vlerësoi pozitivisht marrëveshjen për ruajtjen e sanksioneve ndaj Sirisë.

”Bashkimi Evropian mund të luajë një rol të rëndësishëm në konferencën e ardhshme ndërkombëtare për Sirinë”, theksoi Merkel gjatë një konference shtypi me Kryeministrin lituan, Algirdas Butkevicius./trt/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit