4.7 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Merjem Astrolabi, shkencëtarja muslimane e cila përsosi astrolabin!

Më të lexuarat

Në Haleb, në Sirinë veriore, në kohën e Abasidëve, në shekullin e dhjetë, ka jetuar një muslimane gjeniale e cila quheshe Merjem El-Astrolabi. Ishte ekspert për zgjidhjen e problemeve të komplikuara matematikore çka ndihmoi të projektohet astrolabi. Punonte në qendrën për astronomi në pallatin Sejfe Devle nga viti 944 deri në vitin 967, ku ka punuar për përsosjen e projektit.

Babai i Merjemes ishte astronom në Haleb dhe ka punuar në projektimin dhe prodhimin e aparateve astronomike. Vajza e tij ka punuar në gjetjen dhe ndërtimin e astrolabëve dhe për këtë në histori njihet si Merjem Astrolabika.

Astrolabi i parë është prodhuar qysh në kohën para erës sonë në Aleksandri, mirëpo ai nuk ishte i mirë dhe i përsosur. Meritat për përsosjen dhe zhvillimin e tij i takojnë muslimanëve dhe kësaj gruaja të quajtur Merjem e cila është edhe shkencëtarja e parë në shoqërinë muslimane.

Arabët dhe muslimanët i tejkaluan popujt tjerë në prodhimin dhe zhvillimin e këtij aparati, kështu që punuan në precizitetin, formën dhe madhësinë e tij derisa u bë një vepër arti në dorën e njeriut.

Në civilizimin Islam astrolabi gjeti përdorimin praktik në jetën e përditshme. Me ndihmën e tij është caktuar drejtimi i kibles, gjithashtu është përdorur për të caktuar largësinë dhe pozicionin e diellit në qiell dhe në këtë mënyrë është përdorur për të ditur kohët e namazit.

Ky shembull, si dhe shumë të tjerë nga historia e pasur Islame tregojnë rëndësinë që muslimanët i dhanë kërkimeve shkencore. Gjithashtu, tregon edhe rolin e bashkësisë muslimane në procesin e kërkimeve shkencore dhe inovacionit.

Burimi: Islambosna.ba

Përshtati: Islampress

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit