0.9 C
Pristina
Friday, November 15, 2024

Mërgata, fuqi intelektuale

Më të lexuarat

Ata që shkollohen jashtë vendit janë pasuria më e madhe e vendit që do krijohet në pesë deri dhjetë vitet e ardhshme dhe se vendi ynë ka nevojë për eksperienca që fitohen në vendet e tjera.

Kështu është shprehur ministri i Diasporës, Ibrahim Makolli të martën gjatë konferencës me temën ‘Rinia e Diasporës-mundësi për zhvillim ekonomik të Kosovës’.
Makolli ka kërkuar ndihmë në hartimin e bazës së të dhënave për kosovarët që jetojnë jashtë vendit, bazë kjo që tashmë Ministria e Diasporës ka filluar ta hartojë.

Ai ka thënë se Kosova ka nevojë për rilindje ekonomike, e që, sipas tij, mund të arrihet vetëm me bashkëveprimin e mërgatës dhe atyre që jetojnë në Kosovë.

“Kosova ka nevojë për një rilindje ekonomike, dhe kjo rilindje mund të arrihet vetëm atëherë kur të kemi një bashkëveprim në mes të pjesës që kemi brenda dhe asaj që kemi jashtë. Jo gjithherë është kuptuar drejt sjellja e investimeve të mërgimtarëve në Kosovës, sepse është kuptuar se me sjelljen e investimeve në Kosovë, kemi të bëjmë vetëm me sjelljen e parasë, e që është vetëm njëra anë e medaljes, pjesa tjetër e medaljes është se duke investuar mërgimtarët tanë në Kosovë, natyrisht përveç pjesës së investimeve ata sjellin një kulturë të punës e cila, dorën në zemër, Ballkanit në përgjithësi i mungon, sepse mërgimtarët tanë në fushën e biznesit veprojnë në shtete ku ka standarde dhe ku ka cilësi”, ka thënë ai, transmeton Kosovapress.

Sipas Makollit, nëse dikur mërgata ka qenë fuqi krahu, tash është fuqi intelektuale. Ai duke kërkuar nga të rinjtë që mos ti dëgjojnë ata që flasin sa për politika ditore, ka bërë thirrje që përvojën e fituar në vendet ku janë lindur e rritur, ta sjellin në Kosovë.

Ministri ka bërë thirrje që praktikën që e kanë të obligueshme gjatë studimeve të vinë ta mbajnë në institucionet e Kosovës.

Kjo tryezë është pjesë e disa debateve që ka bërë Ministria e Diasporës, madje ky i së martës konsiderohet si një lloj përfundimi i ciklit të debateve në shumë vende të Kosovës, ku është biseduar për mundësitë e bashkëpunimit të rinisë që jeton dhe vepron jashtë dhe rinisë që është brenda vendit.kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit