0.4 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Mënyrat e zgjuara të luftimit të dhimbjes së kokës

Më të lexuarat

Gjithnjë ekziston një situatë e cila nxit dhimbjen e kokës ose migrenën, veçanërisht në ditët e nxehta të verës. Kjo dhimbje ndonjëherë mund të jetë si një llambë e shndritshme e ndonjëherë si një ekran kompjuteri.

Ja si mund të luftoni nxitësit e dhimbjes së kokës bazuar në një lajm të publikuar në faqen “Health.com”, të cilin e transmeton Start:

Stresi: 80 % e rasteve të dhimbjeve të migrenës nxiten nga stresi sipas një shkrimi të revistës “Cephalalgia”. Sepse stresi ndikon në rritjen e uljen e kortizolit dhe adrenalinës duke shkaktuar kështu dhimbje dhe përzierje. Në të njëjtën kohë stresi ndikon në shtrëngimin e dhëmbëve dhe qafës. Në këtë rast do t’ju bënte mirë marrja frymë thellë dhe masazhi.

Hormonet: çrregullimet hormonale gjatë shtatzanisë, para menopausës dhe gjatë periudhës së menopausës mund të nxisin migrenën. Në këtë periudhë mund të përdorni qetësues dhimbjesh si naproksen apo ibuprofen.

Ndryshimet klimaterike: të sëmurët me migrenë ankojnë më shumë për dhimbjen koke kur temperaturat fillojnë të rriten. Ndryshimet në trysninë barometrike mund të shkaktojnë dhimbje koke. Nëse nuk dëshironi të vuani nga dhimbja e kokës në ditë të nxehta atëherë mos harroni të mbani pranë vetes analgjezikë si aspirina apo ibuprofeni.

Gjumë i pamjaftueshëm: pagjumësia lidhet ngushtë me nivelin e ulët të hormonit serotoninë. Dhe kjo ndikon në fryerjen e enëve të gjakut në tru. Flini dhe zgjohuni nga gjumi në të njëjtat orare edhe gjatë fundjavës për ta parandaluar këtë. Minimizoni kafeinën dhe bëni ushtrime të rregullta fizike.

Era e keqe: nëse ndjeni erë të pakëndëshme në ambjentin përreth, fijet tuaja nervore do të lëshojnë lëndë të cilat shkaktojnë dhimbje koke. Nëse jeni të ndjeshëm ndaj erës së parfumit apo erës së produkteve të pastirmit, sapunit apo qirinjve atëherë hiqni dorë nga përdorimi i tyre.

Drita e forte: drita e forte e ampulave floreshente, ekranit të kompjuterit dhe ajo e diellit mund të nxisë nervin trigemineral duke shkaktuar kështu dhimbje koke. Nëse është e mundur ndryshojini ampulat floreshente në ampula me dritë më të butë. Në ekranin e kompjuterit tuaj mund të vendosni një filter parandaluese. Edhe përdorimi i pakët i kompjuterit mund t’ju ndihmojë në parandalimin e dhimbjes së kokës.

Ushqyerje e gabuar: migrena mund të nxitet nëse konsumoni produkte që kanë tiraminë që janë produktet e qumështit, produktet e kripura apo sosët, sallamrat që përmbajnë nitrat dhe çokollatat të cilat përmbajnë aminoacidin fenilalaninë. Këta tre lëndë ngushtojnë enët e gjakut duke shkaktuar migrenën. Pini rregullisht ujë , qëndroni larg këtyre produkteve dhe konsumoni produkte të cilat ju ndihmojnë të ekuilibroni nivelin e sheqerit në gjak.

Kura e re e migrenës: megjithëse ka vite që doktorët përdorin kurën botoks për kurimin e migrenës zyra Amerikane e Ilaçeve dhe Ushqimeve (FDA) ka miratuar botoksin pak ditë më parë. Një kurë botoksi e aplikuar në 7 pjesë të kokës dhe qafës përmban 31 injeksione. Sugjerohet përsëritja e saj 1 here në 3 muaj. Për ta bërë këtë kontaktoni mjekun tuaj neurolog më parë./koha/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit