Ibn Kajjimi -Allahu e mëshiroftë- thotë:
Braktisja e Kur’anit është disa llojesh:
Mosdëgjimi dhe mosbesimi i tij.
Braktisja e të punuarit me të, mosmarrja në konsideratë e ndalesave dhe urdhëresave të tij edhe nëse e lexon atë.
Braktisja e të gjykuarit me të dhe mospërdorimin e tij si gjykues për bazat e fesë dhe degëzimet e saj. Besimi se nga Kur’ani nuk mund të merret dija e sigurtë dhe se nga fjalët e tij nuk përfitohet dije.
Braktisja e meditimit dhe të kuptuarit të tij, si dhe mosnjohja e asaj që ka dashur të thotë Allahu nëpërmjet tij.
Mospërdorimi i Kur’anit si mjet shërues për sëmundjet e zemrës dhe të këqijat e saj, duke kërkuar shërimin diku tjetër, pra duke braktisur Kur’anin.
E gjithë kjo që përmendëm përmblidhet në ajetin ku Allahu i Lartësuar thotë:
” Dhe i Dërguari do të thotë: ” O Zoti im! Populli im e shpërfilli Kur’anin (si diçka) të urryer.”
(El- Furkan, 30)