Ndodh që besimtarët në momente të caktuara kaplohen nga dyshime të ndryshme rreth besimit të tyre. Kjo gjë ndodh kryesisht tek njerzit që janë të rinj në besim. Shejtani i mallkuar sjell ves-vese që njerzit të futen në dyshime, por argumentet e pafundme të Krijuesit të Gjithësisë bëjnë që dyshimet të largohen. Nëse të vijnë çaste dhe mendime që të fusin në dyshime rreth besimit dhe Zotit, lutu dhe thuaj: “ La ilahe il-lall-llah, amentu bil-lah. Nuk ka të adhuruar përveç All-llahut, kam besuar në All-llahun.” Siç e përmendem edhe më lart, shejtani i mallkuar i hedh dyshime kryesisht besimtarëve të rinj por për t’u mbrojtur nga këto dyshime dhe për t’i larguar mjafton të ndiqni katër hapat:
Thuaj menjëherë: La ilahe il-lall-llah. Amentu bil-lah.
Duhet të dish se dyshimet tregojnë që ke besim të fortë dhe se diçka e tillë të vjen nga shejtani i mallkuar dhe jo nga vetja jote.
Vaxhdo adhurimet dhe mos i pakëso ato.
Lutu Zotin dhe thuaj: “ O Zot! Bëje besimin të dashur për mua. O Zot, largoje nga unë shejtanin e mallkuar dhe dyshimet e tij.
Sa herë që të kesh dyshime të tilla, jep sadaka, qoftë edhe pak. Arsyeja e saj është që sa herë shejtani i mallkuar të ngreje një gracke, ti i shton adhurimet dhe veprat e mira dhe me këtë afrohesh më shumë me Zotin. Le të jetë kjo lëmoshe një shumë e vogël, me qëllim që sa herë të kesh dyshime ta japësh atë.
Vëllezër dhe motra të nderuara, edhe nësë ju kaplojnë momente dyshimi, mjafton të drejtohemi me lutje tek Sunduesi i Gjithësisë dhe ato do të largohen.