1.1 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Mënyra e vizitës në varreza

Më të lexuarat

Përsa i përket formës së vizitës që përputhet me Sheriatin, ajo bëhet duke përshëndetur të vdekurin dhe duke e lutur Allahun për të. Pra, afërsisht si namazi i xhenazes. Pejgamberi (paqja,shpëtimi dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të dhe mbi familjen e tij.) i mësonte shokët e tij që kur të vizitonin varret të thoshin: “Paqja e Allahut qoftë mbi ju o banorë besimtar të këtij vendi. Edhe ne me urdhërin e Allahut, kur të vijë përcaktimi i Tij, inshaAllah me ju do të rradhitemi. Allahu mëshiroftë prej nesh dhe prej jush ata që kanë ikur para dhe ata që do të vijnë më pas. Lusim Alahun për ne dhe për ju që të na ruajë nga çdo gjë. O Allah! Mos na e ndalo shpërblimin e tyre dhe mos na sprovo pas tyre.”

Është transmetuar prej pejgamberit (paqja,shpëtimi dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të dhe mbi familjen e tij.) se ka thënë: “Çdo njeri që kalon në varrin e një njeriu të cilin e njihte në këtë botë dhe e përshëndet atë, atëherë Allahu ia kthen shpirtin atij derisa t’ia kthejë atij përshëndetjen.”

Allahu i Lartmadhëruar e shpërblen të gjallin nëse lutet për të vdekurin besimtar, ashtu sikurse e shpërblen atë nëse i fal atij xhenazen. Prandaj Allahu i Madhëruar e ndaloi pejgamberin (paqja,shpëtimi dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të dhe mbi familjen e tij.) që të bëjë një gjë të tillë me munafikët (hipokritët të cilët shfaqin besimin dhe fshehin mosbesimin). Allahu i Madhëruar thotë: “Dhe kurrë (o Muham-med) mos (fal xhenaze) për ndonjë prej atyre (hipokritëve) që vdes dhe as mos rri tek varri i tij.” [Et-Teube: 84]

Tek vizita që është në përputhje me Sheriatin, nuk ekziston ndonjë nevojë e të gjallit që t’ia paraqesi të vdekurit, as nuk kërkon prej tij dhe as nuk e merr atë për ndërmjetës, madje në të ekziston dobia që kryhet nga i gjalli për të vdekurin siç duket qartë kjo gjë tek namazi i xhenazes. Allahu i i Madhëruar e mëshiron këtë me anë të lutjes dhe bamirësisë së tij tek ai dhe e shpërblen këtë tjetrin (që bëri lutjen) për shkak të punës së tij, sepse është theksuar në Sahihun e Muslimit se pejgamberi (paqja,shpëtimi dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të dhe familjen e tij.) ka thënë: “Kur ndërron jetë biri i Ademit, ndërpritet puna e tij përveçse tri gjërave: Sadakaja e vazhdueshme, dituaria prej së cilës përfitohet pas tij dhe djali (fëmija) i mirë që lutet për të.”

Vizita e varreve dhe kërkimi i ndihmës nga i varrosuri.
Autor Ibën Tejmije Allahu e Mëshiroftë
Përktheu Bledar Ali.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit