3.4 C
Pristina
Wednesday, November 27, 2024

Menopauza

Më të lexuarat

Menopauza, nënkupton, ndërprerjen e ciklit menstrual. Normalisht fillon mes moshës45-55 vjeç, por mund të fillojë edhe më herët se 45 vjeç apo edhe pas moshës 55 vjeçe. Simptomat e menopauzës mund të fillojnë shumë shpejtë, të zgjasin disa muaj apo edhe vite.

Ndryshimet hormonale në menopauzë

Femrat lindim me dy vezorë, secila prej tyre përmban miliona vezë. Aktiviteti i vezorëve kontrollohet me hormonet të cilat prodhohen nga truri. Vezorët aktivizohen në pubertet kur edhe fillon cikli menstrual dhe ovulacioni, d.m.th. fillojnë të lirojnë vezë gjatë çdo muaji. Aktiviteti i punës së vezorëve ndalet në menopauzë. Në këtë periudhë, vezorët prodhojnë sasi shumë të vogël të hormoneve sidomos të estrogjenit, progesteronit dhe testosteronit, të cilët janë shkaktarë të paraqitjes të shumë simptomave në menopauzë. Ulja e nivelit të hormonit testosteron shkakton uljen e dëshirës për marrëdhënie seksuale, derisa hormoni estrogjen ende prodhohet në organizëm edhe pas menopauzës, por në sasi të vogël.
Vagjinës i duhet estrogjeni që të jetë fleksibile, e lagur dhe e pranueshme për marrëdhënie seksuale. Me zvogëlimin e estrogjenit, vagjina mbetet e thatë dhe marrëdhënia seksuale mund të bëhet jo e përshtatshme dhe me dhimbje. Prandaj gruas në menopauzë i nevojitet lubrifikanti ose kremi që t’i ndihmojë në thatësi të vagjinës.

Si ta dimë që po fillon menopauza?

Lista e simptomave të menopauzës është shumë e gjatë. Mund të paraqiten vetëm disa prej tyre:

periudha e nxehtësisë dhe djersitjes gjatë natës,
thatësia e vagjinës,
lodhja,
pagjumësia,
humbja edëshirës për jetën seksuale,
cikli jo i rregullt,gjakderdhja shumë e madhe,
infeksioneturinare,
shtimi në peshë,
dhimbjet e nyjeve,harresa.
Nxehtësia e shpeshtë trupore është simptoma më e shpeshtë e menopauzës. Kjoparaqitet me skuqje te fytyrës dhe pjesës së sipërme të trupit dhe zgjatë disa minuta dhe, po ashtu, përcillet edhe me djersitje. Këto simptoma mund të fillojnë edhe para ndaljes së plotë të ciklit menstrual.

Gjatë kohës së menopauzës shtrohet si nevojë më e domosdoshme se kurdoherë më parë të bëhen disa analiza. Vizita gjinekologjike dhe pap-testi, kontrolli i gjinjve në ultrazë dhe analiza e gjakut (kolesteroli, trigliceridet dhe glikemia) janë të domosdoshme. Femrat më të vjetra se 45 vjeçe do të duhej që çdo të dytin vit të kontrollohen në mamografi, ta bëjnë kontrollin radiologjik të gjinjve, me anë të të cilit mund të zbulohet kanceri në fazën e tij fillestare, atëherë kur ka mundësi të shërohet. Në bazë të çrregullimeve dhe të pengesave të shumta, gruaja vetë mund të dyshojë se a gjendet në fazën e paramenopauzës. Ndër shumë gra pengesat e këtilla janë të vogla, porse i ndiejnë gjatë shumë vjetëve, prandaj është mirë të dihet kur janë. Menstruacionet vijnë më herët ose më vonë, zhduken gjatë disa muajve dhe shfaqen papritmas, janë shumë më të mëdha ose më të shkurtra se përpara. Kur menstruacionet nuk shfaqen disa muaj me radhë çdo femër duhet të jetë e sigurt se gjendet në menopauzë. Megjithatë, kjo gjë mund të dihet me siguri vetëm me anë të analizës së statusit hormonal. Mjafton të bëhet analiza e gjakut. Edhe pse pjellshmëria zvogëlohet pas moshës 45-vjeçare, gjatë kohës së menstruacioneve të parregullta mund të ndodh femra të mbetet shtatzënë

Këshilla për të hyrë lehtë në menopauzë

Merruni rregullisht me aktivitet fizik.
Ushqehuni me dieta të shëndetshme dhe të pasura me zarzavate, fruta dhe esenca te acideve vajore. Peshku i ujërave të ftohta përmban sasi të mjaftueshme të acideve vajore. Kjo ndihmon për të mbështetur sistemin nervor, i cili është i rëndësishëm për kujtesën dhe funksionimin e trurit.
Arrat dhe farat mund të shtohen në burimin e dietës, pasi përmbajnë proteina dhe acide vajore.
Rekomandohet edhe marrja e kalciumit plotësues gjatë menopauzës.

Blerta Shaqiri/pertymoter/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit