Të gjithë ulematë (dijetarët) e selef us-salih (gjeneratat e para të muslimanëve të drejtë), përfshirë këtu edhe katër imamët, pajtohen se rruajtja e mjekrës është haram (e ndaluar). Ata e konsiderojnë rruajtjen si një gjymtim të palejueshëm, siç është transmetuar nga Omer bin Abdul Azizi [Et-Tarikh, prej Ibn Asakirit]. Ata e konsideronin mashkullin i cili kishte rruar mjekrën si njeri të femëruar (sh.p. zhburrëruar]. Shumë prej tyre nuk e pranonin dëshminë e tij apo nuk e lejonin të udhëhiqte namazin.
Sipas hanefive
A është e ndaluar për një mashkull që ta rruajë mjekrën e tij. Sa i përket shkurtimit të saj më pak se një grusht- siç është vepruar nga disa njerëz të Perëndimit dhe nga burrat e femëruarë“ askush nuk e ka lejuar këtë. Dhe sa i përket rruajtjes së saj tërësisht, ky është veprim i jehudëve indianë dhe i magjistarëve persianë. [Magjistarët persianë, pasues të një feje të vjetër, mund të jenë të ngjashëm me zoroastrianët (Ed-Durr ul-Mukhtar)]
Ibn Abidejni ka thënë: “A është e ndaluar për një mashkull që ta rruajë mjekrën e tij.” [Radd ul-Muhtar, 2:418)
Këtë mund ta gjeni edhe në shumë libra të medhhebit hanefi, si për shembull
“Fet’h el kadir” (shih Sherh feh’t el kadir ala el hidaje 2/348), “Sherh ez-zejlaijj alel kenz” (shih Bahr er-raik sherh kenz ed-dekaik /280).
Sipas malikive
Ed-Desuki në librin e tij “El hashije ala sherh halil” ka thënë: “Ndalohet për meshkujt rruajtja e mjekrës apo e mustaqeve, kurse ai i cili e bën një gjë të tillë duhet që të edukohet (me rrahje apo diçka tjetër).”
Ka thënë Kurtubiu: “Nuk lejohet rruajtja e mjekrës, ndukja e saj dhe as shkurtimi i saj.” (Ediletu tahrim halk lihje, f. 137.)
Ibn Abd el-Barri ka thënë: “A është e ndaluar të rruhet mjekra dhe nuk vepron kështu askush pos meshkujve të femëruar.” (Et-Tamhid)
Sipas shafive
Sa u përket shafive, Imam Esh-Shafiu ka theksuar se rruajtja e mjekrës është e ndaluar [el-Umm]. Po ashtu, El-Athrui ka thënë: “Qëndrimi i saktë është se rruajtja e tërësishme e mjekrës është e ndaluar pa pasur probleme (mjekësore) me të.” [Sherh ul-Ubab)
Dijetari i njohur Ebu Shame, Allahu e mëshiroftë, ka thënë: “Jam njoftuar për një popull të cilët i rruanin mjekrat e tyre dhe kjo vepër e tyre është më e madhe sesa vepra e mexhusëve, të cilët i shkurtonin mjekrat e tyre.” (Feth El Bari 10/351)
Sipas hanbelive
Hanbelitë pajtohen pa përjashtim se rruajtja e mjekrës është e ndaluar [El-Insaf, Sharh ul-Muntaha, etj).
Ibn Tejmija ka thënë: “A është e ndaluar rruajtja e mjekrës.” [El-Ikhtijarat ul-Ilmijjeh, f. 6)
Es-Saffarini ka thënë: “Është unanime në medhhebin tonë se rruajtja e mjekrës është e ndaluar.” [Githa ul-Albab, 1:376)
Eroll Nesimi
14.3.2008