3.8 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Menasse: “Egoizmi frenon Evropën”

Më të lexuarat

Kriza e euros është pasojë e problemeve më të thella politike. Kjo është një prej tezave të shkrimtarit Robert Menasse, në intervistën e tij për Detusche Welle-n.
Në fakt shkrimtari austriak Robert Menasse donte të shkruante një roman për Bashkimin Evropian. Ai ka hulumtur në institucionet evropiane në Bruksel më shumë se gjysmë viti. Përjetimet e tija, në shumë raste të befasishme, me autoritetet dhe nëpunësit e BE-së e kanë shtyrë Menasse që të përshkruajë gjendjen në librin “Korierët evropianë”, ndërsa romani ende është në përgatitje.

Deutsche Welle: Menasse, ju keni bërë hulumtime gjysmë viti dhe keni zënë edhe një banesë në Bruksel: si e keni përjetuar BE-në?
Menasse: Ekziston një mendim i përhapur me shumë paragjykime për burokracinë në Bruksel. Por jam befasuar shumë me atë, që kam parë atje. Së pari, e ashtuquajtura burokraci e Brukselit nuk është një shoqëri e mbyllur, e cila ka humbur lidhjet me opinionin publik. Nuk është e vërtetë po ashtu, se atje rrinë njerëz të panjohur, të cliët bëjnë punë, që s’kanë lidhje me të tjerët. Unë jam befasuar me transparencën e burokracisë në Bruksel. S’kam pasur kurrfarë vështirësish të futem brenda dhe të flas me njerëzit, të infomohem. Jam befasuar po ashtu me modestinë e burokracisë së atjeshme dhe me faktin se sa pak njerëz punojnë atje, kur dihet se ata merren në fakt me të gjitha problemet e kontinentit.

DW: Në librin tuaj “Korierët evropianë” ju megjithatë nuk kurseni kritikat, në radhë të parë ndaj Këshillit të Evropës dhe krerëve të shteteve anëtare. Cilat janë mangësitë e udhëheqësve?
Menasse: Ka një kontradiktë mes vendeve anëtare dhe interesave të tyre, si dhe pohimeve për dëshirën e krijimit të organizmave të përbashkëta. Mbrojta e interesave nacionale po bëhet në Këshillin e Evropës, ku takohen edhe presidentët dhe kryeministrat e vendeve anëtare. Ata bllokojnë atje shumë gjëra dhe për këtë shkak ekzistojnë kundërthënie elementare. Këto kundërthënie kanë shakaktuar edhe krizën. Ajo, që ne sot e quajmë krizë, është një krizë e trnsformimit dhe jo një krizë financiare. Kjo është një krizë politike. Elitat përgjegjëse janë të zgjedhura nga popujt e tyre, që do të thotë se tërë kohën duhet të përpiqen t’i mbrojnë interesat nacionale. Këto interesa i kundërvihen dhe i bllokojnë edhe zgjidhjet e përbashkëta të problemeve në nivelin evropian. Ndaj është e qartë se zhvillimi i Evropës është i mundur vetëm, nëse dobësohet roli i Këshillit të Evropës. Këtu bëhen bllokadat, këtu qëndron problemi dhe këtu mund të gjenden zgjidhjet për krizën e Evropës.

DW: Si i vlerësoni ju debatet për rolin e veçantë të Britanisë së Madhe? Mendoni se për shkak të egoizimit të saj më mirë do të ishte, sikur ajo të largohej nga BE-ja?

Britania e Madhe është një shembull shumë i mirë i asaj, që thashë më parë. Ajo është anëtare e BE-së dhe pjesë e Evropës. Por në politikën evropiane Britania e Madhe është një prodhues konstant i krizave. Ajo nuk e ka futur euron në përdorim, është kundër zonës Shengen, kundër kontrollit të bankave. Njëkohësisht ka përfaqësues në të gjitha institucionet. Kryeministri David Cameron është pjesë e Këshillit të Evropës. Britanikët nuk kanë ndonjë interes të madh që Evropa të shkojë përpara. Ata bllokojnë kudo, që munden. Ndaj nuk është e mundur që përparimi i tërë kontinentit të varet nga Britania e Madhe, sepse ajo po pengon 26 vende të tjera.

DW: Sa i përket krizës financiare ju në veçanti keni kritikuar kancelaren Angela Merkel. Çfarë ka bërë gabim ajo?
Menasse: Unë kam kritikuar politikën e saj të përmbajtur, e cila ka bërë që kriza të kushtojë gjithnjë e më shumë. Politika e Angela Merkelit është në një farë mënyre e kuptueshme, sepse ajo ka fituar votat në Gjermani dhe ka frikë se taksapaguesit gjermanë më nuk do t’ia japin votën, nëse ajo vazhdon të ndihmojë Greqinë. Ajo ka votuar gjithmonë kundër zgjidhjeve, të cilat më vonë megjithatë i ka pranuar. Zgjedhësit gjermanë duhet të dinë se projekti evropian ka filluar për të evituar mundësinë, që Evropa të jetë nën pushtetin e Gjermanisë. Dhe e dyta, kur thuhet se Merkel është e zgjedhur me mjete demokratike në Gjermani, atëherë duhet kujtuar fakti se ajo është zgjedhur në vetëm një nga 27 vendet anëtare të BE-së. Ndërkohë politika e saj ka pasoja për të 27 vendet. Kjo është kontraproduktive dhe tregon se në institucione ka kundërthënie dhe se Këshilli i Evropës ka tepër pushtet./dw

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit