2.8 C
Pristina
Thursday, November 14, 2024

MEMORANDUM MIRËKUPTIMI NDËRMJET MD-SË DHE ORGANIZATËS GJERMANE “HELP”

Më të lexuarat

Zëvendësministri i Drejtësisë, Blerim Sallahu dhe drejtori i organizatës “Help”, Timo Stegelmann, kanë nënshkruar sot dy Memorandume Mirëkuptimi, projekte të cilat do të gjejnë zbatim në mes Ministrisë së Drejtësisë, respektivisht Shërbimit Korrektues të Kosovës, Shërbimit Sprovues së Kosovës dhe organizatës gjermane “Help”, e cila është në kuadër të projektit “Fuqizimi socio-ekonomik i Ballkanit Perëndimor”.

Ky projekt, i ndihmuar përmes organizatës “Help” do të mundësojë krijimin e mekanizmave dhe rrjeteve për fuqizimin e grupeve të margjinalizuara. Gratë, të rinjtë, anëtarët e komuniteteve jo-shumicë, personat me aftësi të kufizuara, në kuadër të Shërbimit Korrektues të Kosovës do të ndihmohen në ndërtimin e aftësive personale dhe profesionale.

Ministria e Drejtësisë, Shërbimi Korrektues i Kosovës dhe organizata “HELP” do të bashkëpunojnë në furnizimin e punëtorive me pajisje adekuate, përmes ofrimit të trajnimeve për persona që kanë rënë ndesh me ligjin në përkrahje të zbatimit të strategjisë për rehabilitim dhe ri-socializim.

Bashkëpunim i njëjtë do të jetë edhe me Shërbimin Sprovues të Kosovës, me qëllimin edhe të ofrimit të trajnimeve si dhe furnizimin me pajisje të nevojshme, me qëllim të mbrojtjes të komunitetit dhe parandalimit të recidivizmit, e në anën tjetër të ndikohet në ri-integrimin dhe ri-socializimin me sukses në komunitet të personave të cilët kryejnë vepra penale.

Burimi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit