3.8 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Meleku Xhibril do të befasohet me këta njerëz

Më të lexuarat

Xhibrili (a.s.) ka thënë:
“Unë jam i befasuar, si mund të ndodh që disa njerëz mund ‎flenë të sigurt, duke e ditur se i pret zjarri i xhehenemit, dhe, gjithashtu jam i befasuar ‎si mund të ndodh që disa njerëz mund të flenë, duke e ditur se i pret xheneti.”‎
Si mund ta shijojmë gjumin kur do ta kemi opsionin e xhehenemit dhe xhenetit? ‎

Gruaja e Omer ibn Abdulazizit, thotë se një natë papritmas, ai filloi të dridhej si zog, pastaj ‎filloi të qante dhe nuk mundi të flinte gjatë pjesës tjetër të natës. ‎
Unë e pyeta: “Çfarë ke, cili është problemi?” ‎
Ai më tha: “E kujtova se një ditë do të qëndroj dhe do të më thuhet që të shkoj në xhenet ose ‎në xhehenem.”‎

Kjo për të cilën po flasim do të na ndodh të gjithë neve, ne do të qëndrojmë në Ditën e ‎Gjykimit. Kur po flasim për këtë, po mendojmë se kjo nuk është e vërtetë. Si diçka në botën ‎imagjinare. Jo! Nesër do të jetë këtu. Edhe ne do të jemi këtu. Nesër ne do të ballafaqohemi ‎me xhehenemin ose me xhenetin. Do t’i shohim me sytë tanë. Më mirë është që të jemi të ‎përgatitur. Kjo është e ardhmja jonë.‎

Ne tani po flasim për të ardhmen, po flasim për jetën e pastajme. Kjo është e ardhmja e ‎secilit prej nesh. Shpirtrat tanë janë krijuar për përjetësi. Shpirtrat tanë nuk janë krijuar për ‎jetën kalimtare. Ishte një kohë kur ne nuk ekzistonim. Por, pasi është krijuar ky shpirt, ai do ‎të jetojë përgjithmonë, do të ekzistojë përgjithmonë.‎

Nuk do të ketë asnjë moment kur shpirti ynë do të pushojë së ekzistuari. Ai gjithmonë do të ‎jetë aty. Shpirti ynë është krijuar për përjetësi. Do të jetojë përgjithmonë! Jetën e përjetshme!
‎Por ky është një terren provë, pastaj do të jetë xhehenem ose xhenet përgjithmonë.‎
Ata që e kanë kuptuar këtë, ata punojnë shumë në dynja. Ata punojnë shumë në këtë botë. ‎Ata do të garojnë për Ahiret.

Allahu i Plotfuqishëm thotë:
“Për diçka të tillë, le të ‎angazhohen punëtorët!” (es-Saffat, 61);
“Dhe për këtë, le të bëjnë gara garuesit! (el-‎Mutaffifin, 26)‎

Xhibrili (a.s.) nuk ka mundur të kuptojë se si ka disa njerëz, të cilët do të heqin dorë nga ‎xheneti, dhe janë për xhehenem?

http://www.novihorizonti.ba//‎

Përkthim:‎ ‎ Miftar Ajdini

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit