1.4 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Meksikë: Rëzohet avioni me 101 persona në bord

Më të lexuarat

Një avion pasagjerësh me 101 persona në bord u rrëzua vetëm pak minuta pasi u ngrit nga aeroporti “Gauadalupe Victoria” në qytetin Durango, Meksikë.

Autoritetet bëjnë të ditur se 80 veta u lënduan nga aksidenti, por nuk pati asnjë të vdekur. Sipas ministrit meksikan të Transportit, në avion ndodheshin 97 pasagjerë dhe 4 pjesëtarë ekuipazhi.

Mediat lokale bëjnë të ditur se disa prej të plagosurve ia dolën të shkonin në këmbë në aeroport, për të kërkuar ndihmë.

Ministria e Shëndetësisë bëri të ditur se 18 persona me lëndime si pasojë e aksidentit po trajtohen në spital.

Pamjet e publikuara në mediat sociale tregojnë avionin e rrëzuar që nxjerr tym, ndërsa zjarrfikësit përpiqen ta shuajnë.

Një nga shkaqet e mundshme të aksidentit dyshohet të ketë qenë moti i keq. Avioni është ngritur ndërsa zona ishte përfshirë nga reshje të dendura shiu. “Stuhia ishte e fortë, nuk mund të shihej asgjë përjashta. U ngritëm dhe avioni ra menjëherë pas ngritjes”, tha një pasagjer.

Kompania e fluturimeve “Aeromexico” konfirmoi se avioni është një “Embraer 190”, me kapacitet 100 persona. Ai ka qenë në përdorim për 10 vite dhe është blerë në vitin 2014 nga “Aeromexico”. Më parë, mjeti i përkiste “US Airways” dhe një tjetër linje amerikane, “Republic Airways”.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit