Autoritetet në Meksikë thonë se 17 vetë, 11 të burgosur dhe 6 rojtarë, janë vrarë në përleshje, të cilat shpërthyen kur të burgosurit u përpoqën të iknin nga burgu.
Zyrtarë të sigurisë në shtetin verior Durango thanë se dhuna e djeshme kishte ndodhur në qytetin Gomez Palacio.
Raportohet se të burgosurit qartas kishin pasur armatim dhe kishin hapur zjarr kundër rojtarëve, të cilët ishin përgjigjur me zjarr.
Zyrtarët thanë se forcat ushtarake ishin ftuar për ta ripërtrirë rendin në burg.
Gjatë viteve të fundit, trazirat masive në burgje në Meksikë janë të shpeshta./BS/kohaislame