1.4 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

Mekë – Gyl takohet me presidentin Ahmedinexhad për të biseduar rreth Sirisë

Më të lexuarat

Tema kryesore e takimit që Gyl pati me Presidentin e Iranit, Mahmud Ahmedinexhad, ishte Siria. Abdullah Gyl shkëmbeu mendime me Ahmedinexhadin dhe i foli atij për shqetësimet që ndjehen lidhur me zhvillimet në Siri.

Të dy liderët biseduan se çfarë mund të bëhet këtej e tutje në Siri.

Në orët e drekës Gyl u takua me Presidentin e Libisë, Jusuf el-Magarif. Presidenti Gyl i tha homologut libian se Turqia gjithmonë ka qenë dhe do të jetë pranë Libisë jo vetëm ekonomikisht, por edhe politikisht.

Gyl foli me konsideratë të lartë për luftën plot përpjekje të El Magarifit kundër Kadafit, ndërsa tha se El Magarifi ka marrë përsipër një mision të rëndësishëm në këtë proces historike që po kalon vendi.

Presidenti turk u takua edhe me Kryeministrin e Libanit Nexhip Mikati.

Mësohet se në këtë takim është sugjeruar që problemi i Sirisë nuk duhet të reflektohet në Liban dhe është shprehur kënaqësia për progresin e shënuar në marrëdhëniet ekonomike dhe politike ndërmjet dy vendeve.

Ndërsa në takimin që Presidenti Gyl pati me Kryetarin e Shtetit të Pakistanit, Asif Ali Zerdari, janë trajtuar marrëdhëniet ndërmjet Afganistanit dhe Pakistanit si dhe zhvillimet lidhur me Sirinë./trt/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit