-0.2 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Mëkatet e poshtërojnë njeriun

Më të lexuarat

Mëkatet janë shkak i poshtërimit të njeriut tek Allahu dhe i pavlefshmërisë së tij në sytë e Krijuesit.

Hasan El-Basriu ka thënë: “U poshtëruan prej Tij, sepse nuk iu bindën, e sikur të ishin krenarë, Allahu do t’i mbronte”.

Kur njeriu e poshtëron veten para Allahut, atë nuk do ta nderojë askush, siç thuhet edhe në Kuran: “Atë që e poshtëron Allahu, nuk do të ketë njeri që ta nderojë.” Edhe nëse ka njerëz që e madhërojnë, ata e bëjnë prej frikës nga e keqja që mund t’iu sjellë ai. Dhe, në realitet ky madhërim ndaj tij është gjëja më e pavlerë dhe më e urryer në zemrën e tyre.
Njeriu vazhdon në kryerjen e mëkateve, derisa në zemrën e tij këto mëkate bëhen të pallogaritshme. Padyshim, kjo është një shenjë e qartë shkatërrimi, sepse sa më shumë të zvogëlohet mëkati në sytë e njeriut, aq më shumë zmadhohet ai tek Allahu.

Në “Sahihun” e Buhariut transmetohet se Ibn Mesudi ka thënë: “Besimtari i shikon mëkatet e tij si të jetë në rrëzën e një mali, duke patur frikë se mos ky mal i bie përsipër. Kurse, krimineli i shikon mëkatet e tij si një mizë që i ka qëndruar në hundë dhe e largon me dorë, derisa ajo të fluturojë.”

“Sëmundja dhe ilaçi” Ibn Kajim el-Xheuzije

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit