Arabia Saudite thotë se në muajin janar do të kërkojë oferta nga kontraktorët për ndërtimin e një metroje me katër linja për qytetin e Mekës.
Kryetari i Mekës, Osama AlBar tha sot se sistemi i metrosë në vlerë prej 16.53 miliardë dollarësh do t’i mbulojë 182 kilometra dhe pritet të kompletohet brenda 10 vjetësh.
Ai shtoi se faza e parë pritet të kompletohet brenda 3 vjetësh dhe do të mbulojë 122 kilometra.
Transporti është bërë problem i dukshëm në Mekë për shkak të mbingarkesës.
Këtë javë, Meka parashihet t’i presë rreth 2.5 milionë pelegrinë, për pelegrinazhin vjetor të haxhit, ndërsa popullësia e këtij vendi pritet që të rritet edhe për tre milionë në 20 vjetët e ardhshme./BS/kohaislame