Planet për ndërtimin e një hoteli më të madh në botë në qytetin e Mekës, Arabi Saudite janë zbuluar sot, i cili do të mund të jetë i gatshëm deri më 2017.
Hoteli i quajtur ‘Abraj Kudai’ do të vendoset në qytetin e Mekës, Arabi Saudite, një qytet ky i cili vizitohet çdo vit nga më shumë se 15 milionë myslimanë.
Me kulla 44-katëshe që përmbajnë 10,000 dhoma, hoteli, i cili është duke u krijuar nga grupi multi-nacional i dizajnimit Dar Al Handasah do të ketë një sipërfaqe totale prej 4,6 milionë metra katrore, transmeton Lajmi.net.
Puna tashmë ka filluar në projektin prej 3.5 miliardë dollarë, i cili do të ketë 70 restorante, kate të tëra mbretërore dhe një kupolë e cila do të jetë më e madhja në botë.
Dhjetë kullat e hotelit do të jenë për mysafirët me katër yje, ndërsa dy kullat e mbetura do të ofrojnë shërbime luksoze me 5 yje, transmeton Lajmi.net.
(Lajmi)