Mohamed Salah mori çmimin si golashënuesi më i mirë i Premier Ligës, edhe pse i dëshpëruar se Liverpool-i nuk ia doli.
Pavarësisht zhgënjimit për humbjen e titullit nga Manchester City, në Anfield kishte një moment gëzimi të pastër. Vajza e Salahut, Meka, solli gëzime te turma duke shënuar një moment që do të kujtohet.
Pasi lojtarët ishin larguar nga fusha, ajo morri një top dhe filloi të driblonte në drejtim të golit.
Ajo tregoi kontroll dhe ekuilibër – cilësi që babai i saj i saj i ka me bollëk. Në momentin kur shënoi, turma në Anfieldit brohoriti sikur të kishte shënuar vet egjiptiani.
Salah kaloi pak kohë në fushë me familjen e tij duke ndjekur kulmin e sezonit të Premier Ligës.
Ai, së bashku me shokun e skuadrës Sadio Mane dhe Pierre-Emerick Aubameyang nga Arsenali ndanë trofeun si golashënuesit më të mirë të ligës.
Dyshja e njohur e Liverpulit eklipsuan Sergio Agueron e Manchester Cityt, i cili shënoi 21 sosh.
Salah nuk arriti të gëzojë lartësitë e sezonit të kaluar kur ai shënoi 32 gola dhe theu shumë rekorde, por ka gëzuar një sezon të shkëlqyer dhe ka mundësinë e medalje të Ligës së Kampionëve kur Liverpool-i të përballet me Tottenhamin në finalen e madhe të 1 qershorit. /tesheshi.com/
https://www.youtube.com/watch?v=as27tz8PDOc