3.6 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Mehmeti: Shqiptarët duhet të pyesin veten se sa janë të mbrojtur nga dhuna institucionale

Më të lexuarat

Analisti Kim Mehmeti, gjatë një bisede për “Zërin” ka thënë se shqiptarët tashmë janë mësuar me situata të ngjashme me atë të fundit.

“Shqiptarët duhet të pyesin veten se sa janë të mbrojtur nga dhuna institucionale dhe kush duhet t’i shpëtojë nga roli i fajtorit kujdestar. Shqiptarët kurrë nuk kanë qenë e kurrë nuk do jenë antiperëndimorë. Ata ngërthejnë në vetvete ylberin shumreligjioz, e s’kanë pse të vuajnë nga fajësia kolektive për cilindo lloj të radikalizmit. Pastaj jo sot, por qysh në kohët e Millosheviqit është bërë çmos që shqiptarët e këtyre anëve të barazohen me radikalizmin islam. Andaj nëse i shikoni vëmendshëm incizimet e policisë gjatë arrestimeve, do vëreni me çfarë pompe paraqiten fotot e luftëtarëve të UÇK-së, ku nuk ka asnjë simbol religjioz por vetëm kombëtar”, ka thënë ai./tetova1

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit